Femijet 24 Qershor 2022

5 arsyet pse është shumë e rrezikshme të puthni bebet e porsalindura

Femijet

Puthja e bebeve është një rrezik, i cili nuk duhet nënvlerësuar edhe pse bëhet fjalë për një gjest dashurie. Sistemi imunitar i të porsalindurve është shumë i dobët dhe për pasojë, rreziqet janë të mëdha duke qenë se ai ka ardhur nga një ambient steril si barku i nënës.

5 arsyet pse puthja e bebeve është e rrezikshme:

Bakteret

Në gojë ndodhen shumë baktere të cilat për trupin e të rriturit nuk janë të rrezikshme, por për të porsalindurin po! Edhe në duar duhet të evitohen pasi fëmija i fut në gojë dhe për pasojë fut bakteret në organizëm.

Herpesi

Bëhet fjalë për puthjet në gojën e të porsalindurve, pasi krahas baktereve mund të transmetohet tek fëmija një herpes, i cili për beben është një virus i rrezikshëm. Rreziqet më të mëdha janë në nivelin neurologjik si edhe në vetë humbjen e jetës.

Shkaktohet konfuzion

Psikologët nuk e këshillojnë puthjen e fëmijës në buzë, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për prindërit. Kjo e ngatërron fëmijën pasi ai do të shikojë edhe mamin me babin duke dhënë puthje. Pra ai do ta ketë të vështirë të kuptojë dashurinë mes dy të rriturve dhe fëmijës, sidomos në moshën 4-5 vjeçare.

Puthja në buzë do të fillojë të konsiderohet si një puthje normale

Duke e puthur normalisht në buzë, ai do të fillojë ta bëjë me të gjithë. Dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Tymi i duhanit

Jo të gjithë konsumojnë duhan, por nëse dikush konsumon, është kategorikisht e ndaluar të puthë fëmijën pa u pastruar mirë. Tymi pasiv e dëmton fëmijën dhe me anën e puthjes ai transmetohet tek bebja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor