Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Elegante dhe e sofistikuar, Natalie Portman mbush sot 41 vjeç. Tërheqëse edhe në xhinse dhe atlete, por ajo është specialiste e fustaneve të gjata elegante.
Natalie Portman, arti i veshjes me fustane të gjatë elegante
Ajo është padyshim protagonistja e “Star Wars” dhe “Brothers”, dhe është kthyer në një ikonë të vërtetë të modës falë pamjeve në tapetin e kuq që ndërthurin modën elitare me atë moderne. Të preferuarat e saj janë fustanet maxi shumë të gjatë në pëlhura të mrekullueshme, pa mëngë dhe me dekolte të hapur.
Më e fundit është ajo me fustanin e Dior-it, në ngjyrën jeshile të errër, veshur në Oscars 2022. Një fustan perëndeshe greke me një dekolte asimetrike dhe me fund të gjatë ndërsa pjesa e sipërme është me tyl.
Me dantella të bardha të pastra (dhe të qëndisura)
Kur bëhet fjalë për fustanet e mbrëmjes, yllit të "Leon" i pëlqen të variojë midis nuancave të ngjyrave dhe një nga më të preferuarat është e bardha e reduktuar në tekstura të hollësishme si veshja që ajo kishte zgjedhur në vitin 2019 në eventin LA Dance Project Gala.
Një fustan dantelle nga koleksioni i Dior-it, pranverë-verë 2020, i cili krahasuar me atë të spektaklit është pa mëngë dhe me një dekolte të qëndisur. Gjithashtu në këtë rast pjesa e poshtme është e tejdukshme, dhe vjen deri në fund të këmbëve duke i mbuluar plotësisht.
Në të kuqe të ylbertë
Për rifreskimin e plotë të garderobës verore, nuk mund të harroni diçka të kuqe. Një ngjyrë hajmali për yllin amerikan, e cila e vesh disa herë ndër vite. Një nga fustanet më të suksesshme ndonjëherë? Pamja e zgjedhur për eventin LA Dance Project Gala 2018.
Gjithmonë fusntane nga marka e zemrës Dior, edhe ky fustan elegant është i drejtë deri tek beli dhe me efekt të stampuar. Më pas vjen i lirshëm deri në fund të këmbëve. Dekolteja nxjerr në mënyrë elegante shpatullat.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...