Femijet 27 Maj 2022

Lira Gjika "Sindroma e vdekjes së menjëhershme, arsyeja pse fëmijët nuk duhet të flenë me prindërit"

Femijet

Pediatrja e njohur Lira Gjika ka folur në Facebook-un e saj, për fëmijët të cilët flenë në një krevat me prindërit. Ka anë të mira, shkruan zonja Gjika, por mbi të gjitha, ka një problem shumë të madh.

“Të fjeturit e fëmijës, në një krevat me prindërit, ka të mirat e veta, por ka edhe një problem shumë të madh. Sipas specialistëve, të fjeturit e fëmijës në një krevat me prindërit, krijon shumë nxehtësi dhe fëmija, duke patur trurin të parritur dhe të papjekur, për pasojë edhe qendrat e frymëmarrjes janë të papjekura. Kështu, fëmija nuk arrin të realizojë frymëmarrje të plotë siç ndodh kur është i zgjuar. Frymëmarrja bëhet superficiale dhe në vend që të thithi oksigjenin dhe të nxjerrë anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe kështu mund të ndodhë “sindromi i vdekjes së menjëhershme”. Ky rrezik shtohet edhe më shumë nëse prindërit, qoftë edhe njëri janë duhanpirës.

Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri ne moshen 5 vjeç. Prinder kini kujdes, në dhomat ku flenë fëmijët t'i mbani temperaturat nën 20 gradë. Mos i mbuloni dhe vishni trashë fëmijët kur i vini në gjumë. Fëmija më mirë të flejë në një mjedis të freskët, pasi është edhe më i shëndetshëm. Bakteret dhe viruset nuk janë shumë aktive kur temperaturat e mjedisit janë nën 20 gradë, kështu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe më shumë dhe minimizohet rreziku për sindromin e vdekjes së menjëhershme”, shkruan Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor