Showbiz 22 Maj 2022

Me siguri nuk e keni parë asnjëherë Kim Kardashian kështu në mes të rrugës

Showbiz

Kim Kardashian është fotografuar rrugëve të Portofinos e veshur me një fustan të zi të ngushtë të shtunën mbrëma teksa po shkonte në një tjetër festë para dasmës së mostres së saj Kourtneyt në kështjellën Castello Broën, Itali.

Ylli ka ecur zbathur për rreth 200 metra përgjatë pjesës së përparme të portit në fshatin italian të peshkimit Portofino. 41 vjeçarja, kishte veshur të njëjtin fustan dhe më herët gjatë ditës kur u fotografua duke bërë një shëtitje rreth pikës turistike me vajzën e saj tetëvjeçare North.

Por një asistente u pa duke ecur pranë yllit me një çantë që dukej se kishte veshjen e saj për festën e mbrëmjes. Kim refuzoi t’i përgjigjej çdo pyetjeje dhe nguli sytë drejt përpara, ndërsa një gazetar i MailOnline e pyeti: “A po e pret me padurim dasmën nesër?”

Kim e kishte kaluar pasditen në superjahtin Regina D’Italia ku Kourtney dhe bateristi i Blink-182, Travis po qëndrojnë para festës së dasmës së tyre nesër. Kim më pas eci në një hyrje tuneli në shpatin e kodrës, i cili besohet se ofron qasje të fshehtë në kështjellën Castello Broën ku po mbahen rregullimet e dasmës.

Një shpellë intime e kopshtit me struktura prej ari do të luajë një rol kyç në dasmën e nesërme. Shtëpia ku po qëndrojnë disa anëtarë të familjes është ngjitur me Castello Broën, i cili është menduar gjerësisht si vendi i festës së dasmës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor