Showbiz 22 Maj 2022

“Kam qarë për herë të parë”, Robert Berisha flet për humbjen e nënës

Showbiz

Muzikanti dhe moderatori karizmatik Robert Berisha ka folur si rrallë herë në lidhje me gjendjen e tij pas ndarjes nga jeta të nënës. I ftuar në emisionin “Why Not”, Roberti ka treguar se ka qarë për herë të parë kur ka  kënduar këngën që i ka dedikuar mamasë së tij të ndjerë.

Kantautori u shpreh se në momentin që ka nisur të lexojë vargjet të cilat nuk i dinte përmendësh ka shpërthyer në lot. “Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”– u shpreh ai.

Pak kohë më parë, Robert Berisha ka bërë publike se është sërish në një lidhje dashurie. Ish-bashkëshorti i Nora Istrefit duket se këtë herë ka vendosur që të flaës publikisht për lidhjen e tij, duke u shprehur se është diçka e fortë.

Roberti rrëfeu se ishte në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor