Showbiz 21 Maj 2022

U desh të kalonte një muaj që modelja Heidi Lushtaku të na zbulonte ndryshimin e madh në jetën e saj

Showbiz

Mund të jetë surprizë për të gjithë ata që Heidin, modelen e njohur shqiptare, e kanë ditur ende beqare. Jo vetëm që nuk është më vetëm, por edhe është bërë edhe nënë e një djali 1 muaj më parë. Ajo dhe futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, janë bërë prindër për herë të parë. Foton e parë me fëmijën çifti e kanë publikuar në profilin e tyre duke konfirmuar kështu edhe lidhjen e tyre që për shumë kohë e kishin mbajtur larg publike.  

Sipas medieve turke, 23-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh. Nuk dihet prej sa kohësh, futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare, por Heidi nuk ka zbuluar deri tani asnjë detaj nga raporti i saj i dashurisë.

Madje, edhe në foton e parë të postuar pas një muaji, Heidi shkruan në profilin e saj: "Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar muajin e parë të lindjes, biri im". /Burimi "Revista Class"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor