Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e verës, nuk jeni të vetmit. Shumë njerëz e përjetojnë këtë ndjesi. Nxehtësia mund të shkaktojë ënjtje, pasi mund të zgjerojë përkohësisht enët e gjakut. Kjo gjë që shkakton grumbullimin e lëngjeve në këmbë.
Kur trupi ndjen shumë nxehtësi, venat zgjerohen duke i lejuar lëngjet të kalojnë në sasi të mëdha. Për shkak të gravitetit, gjaku rrjedh shumë shpejt dhe kështu shkon me shumicë në zonën e këmbëve. Kjo bën që të fryhen këmbët dhe kyçet.
Si të parandaloni ënjtjen e këmbëve
Mënyra më e mirë për të shmangur ënjtjet për shkak të nxehtësisë është të qëndroni larg temperaturave të nxehta. Nëse jetoni në një klimë ku kjo nuk është një opsion, atëherë përpiquni të qëndroni në zona të freskëta sa më shumë që të jetë e mundur.
Përveç kësaj, hidratimi do të ndihmojë shumë. Sigurohuni gjithashtu që të lëvizni rregullisht dhe të mos kaloni kurrë shumë kohë ulur ose duke qëndruar në një vend pasi dihet se kjo shkakton edhe ënjtje të pakëndshme të këmbëve.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...