Showbiz 20 Maj 2022

Ia "vodhi" princit William sy për sy, Kate William u shfaq më e buzëqeshur se kurrë pranë këtij mashkulli

Showbiz

Në një kohë kur Meghan Markle dhe princ Harry kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre madhështore për "Netflix", princi William dhe Kate Middleton kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme në Londër. Çifti i dukëve të Cambridge parakaluan në "Leicester Square" me rastin e premierës së filmit "Top Gun: Maverick" dhe sigurisht që sytë e të gjithëve ishin mbi dukeshën e Cambridge.

E veshur me një fustan të gjatë të zi me shpatulla të zbuluara, mamaja e tre fëmijëve dukej si një yll i vërtetë Hollywood-i në krah të Tom Cruise, i cili si një kavalier i vërtetë i zgjati dorën teksa po kapërcente një shkallë dhe u pa disa herë duke buzëqeshur me të.

William nga ana tjetër u spraps për disa sekonda duke u lënë "skenën" të dyve. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit të kontaktuar nga "Express", ky veprim i tij, shoqëruar me kafshimin klasik të buzëve, tregon që edhe mbreti i ardhshëm e kupton që në disa raste duhet të tërhiqet.

Nuk është hera e parë që William dhe Kate kalojnë në tapetin e kuq të premierës së një filmi. Shtatorin e kaluar, për shembull, së bashku me princin Charles dhe Camilla-n, ata morën pjesë në prezantimin e filmit më të fundit të James Bond, "No Time To Die", në "Royal Albert Hall". Edhe atëherë Kate, me fustanin e saj të artë vezullues të denjë për një yll Hollywood-i, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor