Aktualitet 18 Maj 2022

Çifti u përpoq të kopjonte pozën ikonë të Titanikut, përfundon tragjikisht i mbytur 23-vjeçari

Aktualitet

Një 23-vjeçar është mbytur tragjikisht në det, pasi është përpjekur së bashku me të dashurën e tij të kopjonin pozën ikonike të filmit "Titanik". Furkan Ciftci dhe partnerja Mine Dinar, të dy 23 vjeç, ranë në det në Izmit të Turqisë pasi u përpoqën të krijonin pozën ikonë të aktorëve Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin e Titanikut.

Çifti, i cili kishte pirë alkool, zgjodhi skajin e skelës së varkës për të realizuar foton. Por, tragjedia ndodhi pikërisht në atë moment, kur ata pa dashje ranë në det.

Pasi çifti ra në det, një peshkatar i ndodhur në vendngjarje, nxitoi t'u vinte në ndihmë. Për fat të keq, ai mundi të ndihmonte vetëm 23-vjeçaren Mine Dinar, e cila u kap pas fundit të një kallami peshkimi.

Më pas ajo u tërhoq në një vend të sigurtë dhe pastaj u dërgua në spital me ambulancë. Fatkqësisht, i dashuri i saj Furkan Ciftci u zhduk, ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje për ta kërkuar. Pas dy orësh, ekipi i kërkim-shpërtimit nxorri nga deti trupin e 23-vjeçarit, i cili kishte ndërruar jetë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor