Femijet 15 Maj 2022

Fëmijët shqiptarë nuk hanë më mëngjes, studimi i ISHP "Prindër merrni masa, pasojat do t'i vini re në të ardshmen"

Femijet

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithatë fëmijët gjithmonë e më shumë po e ndryshojnë këtë gjë. Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik me 7578 fëmijë të moshës nga 6 në 15 vjeç37 shkolla të vendit, më shumë se dy nga tre fëmijë, rreth 68 %, nuk kishin konsumuar mëngjes në ditën e matjeve. Shkak është obeziteti, si dhe dëshira për të blerë ushqime të gatshme. Vetë fëmijët e pranojnë hapur se dalin nga shtëpia pa ngrënë.

Pjesë e studimit të ISHP ishin dhe prindër të fëmijëve. Sipas tyre, anashkalimi i vaktit të parë në shtëpi vjen sepse ata e kanë të vështirë t‘i japin ushqim fëmijës së tyre, pasi duhen shume përpjekje për ti nxitur të hanë. Megjithatë, ka nga ata prindër e gjyshër që insistojnë që dita të mos nisë pa ngrënë.

Krijimi i varësisë ndaj ushqimeve të pashëndetshme ka bërë që fëmijët të mos i njohin të gjitha perimet. Një në dhjetë nxënës, sipas këtij studimi, nuk ka provuar kurrë lulelakër ose kungull.

Por si ndikon e gjithë kjo në shëndetin e tyre?

Nutricionistja Diola Dosti tregon se mosmarrja e vaktit te parë të ditës sjell pasoja të rënda në shëndet, që vihen re kryesisht në moshë madhore. Gjetjet e studimit të ISHP synojnë shmangien e kequshqyerjes, parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si obeziteti, problemet e zemrës dhe promovimin e të ushqyerit shëndetshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor