Aktualitet
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, pedagogia e njohur, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta. Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur i biri, Endrit Yzeiraj, duke treguar se Haxhiymeri po vuante prej 5 vitesh nga sëmundja e rëndë.
POSTIMI I DJALIT
"Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj. Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000."