Aktualitet
Infermieria vitet e fundit është dega më e kërkuar në Universitetin Fan Noli në Korçë. Kjo pasi shumë të rinj e shohin si mundësi punësimin në tregun e huaj.
"Tendenca ime ka qene per te vazhduar jashte. Kushtet e punes jane me te mira krahasuar me ketu. Ne Fakultetin tone pjesa me e madhe jane per te ikur jashte. Pjesa me e madhe kane nisur pergatitjet", thotë një student.
Ndërkohë të tjerë studentë i kërkojnë qeverisë që të tregojë më shumë kujdes për sistemin shëndetësor për të ndaluar largimin masiv të mjekëve dhe infermiereve.
"Kjo eshte opsioni i dyte. Ka shume studente qe shohin pune jashte. Ditet e sotme shume studente nuk e shohin te ardhmen ketu:, tha një tjetër.
Çdo vit, në fakultetin e infermierisë studiojnë rreth 500 studentë në tre programe. Një pjesë e tyre largohen për një vend pune jashtë Shqipërisë.
Burimi: Vizion Plus