Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Një lëndë e shtuar e gjetur në shumë ushqime, mund të ketë një efekt të dëmshëm në bakteret e mira në trup, veçanërisht në sistemin e tretjes. Është përcaktuar se emulgatori karboksimetilcelulozë (CMC) mund të përshpejtojë zhvillimin e sëmundjeve kronike inflamatore dhe duke ndikuar negativisht në mikrobiomën e në ëktë mënyrë rrezikon edhe imunitetin! Një tjetër fakt shumë shqetësues është se ndonjëherë madje gjendet edhe në kos, i cili konsiderohet si një ushqim “i detyrueshëm” për forcimin e imunitetit.
Studimi, i botuar në revistën zyrtare të Shoqatës Amerikane të Gastroenterologjisë, përfshiu të rritur të shëndetshëm të ndarë në dy grupe, njëri grup hante ushqim pa shtues dhe tjetri konsumonte 15 gramë CMC në ditë. Ata që konsumuan këtë shtues kishin më shumë gjasa të kishin probleme me stomakun pas një vakti dhe përjetuan ndryshime negative në mikrobiomën e zorrëve.
Problemet me zorrët ulin imunitetin
“CMC, si emulgatorët e tjerë sintetikë, mund të përshpejtojë zhvillimin e sëmundjeve kronike inflamatore. Nevojiten më shumë studime për të përcaktuar përfundimisht efektin e tyre, por ata që shqetësohen për shëndetin nuk duhet të hanë ushqime të përpunuara që përmbajnë CMC dhe polisorbat 80”, - thotë Dr. Andrew Gerwitz, bashkautor i studimit.
Sipas ekspertëve, ky shtues më së shpeshti gjendet në akullore dhe ëmbëlsira të tjera të ngrira, në përzierjet për çokollatë të nxehtë, shurup, salcat në qese, kos, krem djathi dhe disa lloje makaronash.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...