Dasmat 17 Maj 2014

Dasmat më të shtenjta në Hollivud

Dasmat

Paul McCartney dhe Heather Mills. Shpenzimet e dasmës: 3 milionë dollarë

Ish-këngëtari i grupit “Beatles”, Paul McCartney ua martua me modelen Heather Mills në qershor të vitit 2002, në kishën “St. Salvador”, në Irlandë. Nusja u ngjit në altar nën tingujt e këngës “Heather”, që McCartney e kishte shkruar enkas për të. Në ceremoni morën pjesë rreth 300 vetë, ndër të cilët Ringo Starr, Elton John dhe Eric Clapton.

Christina Aguilera dhe Jordan Bratman; Shpenzimet e dasmës: 2 milionë dollarë

Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera u martua me ekzekutivin e muzikës, Jordan Bratman, në nëntor të vitit 2005 në vreshtat e famshme në Napa Valley, Kaliforni. Aguilera veshi një fustan të stiluar nga Christian Lacroix, përpara se ta ndërronte me një fustan të shkurtër sateni. Në ceremoni ishin 150 të ftuar, e ndër to dhe Sharon Stone.

Tom Cruise dhe Katie Holmes; Shpenzimet e dasmës:2 milionë dollarë

Aktorët, Tom Cruise dhe Katie Holmes u martuan në nëntor të vitit 2006, në Itali. Ceremonia e dasmës u zhvillua në kështjellën e shekullit të 15-të, “Odeschalchi”, në Romë. Të ftuar të famshëm në dasmë ishin Ëill Smith dhe Jada Pinkett Smith, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, si dhe David dhe Victoria Beckham. Holmes veshi një fustan ngjyrë fildishi, të stiluar nga Giorgio Armani.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor