Shtatzania 15 Mars 2022

Sipas mjekëve gjinekologë ja kur mund të bëni dush pasi keni lindur me ndërhyrje cezariane

Shtatzania

Perceptimi për lindjen me operacion cezarian ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Dikur kjo lindje konsiderohej si alternativa e fundit për të përfunduar lindjen. Ndërsa ndërsa në ditët e sotme, shumë gra e zgjedhin si procedurë, edhe pse ndonjëherë nuk është e nevojshme, për faktin e thjeshtë se nuk duan të përjetojnë një lindje të zgjatur. Gjatë këtij operacioni, përmes një incizioni horizontal prej 10 cm (e ashtuquajtura laparotomi Pfannestiel) në fund të barkut, kryhet hapja e mitrës me qëllim nxjerrjen e bebit.

Pas lindjes higjena është shumë e rëndësishme të mbahet në mënyrën e duhur dhe në lidhje me këtë plaga e operacionit do të jetë një problem duke qënë se mund të infektohet nga kontakti me ujin dhe detergjentët larës.

Kur mund të bëjë dush nëna? Zakonisht penjtë bien pas rreth 7-8 ditësh nga lindja dhe kjo do të konsiderohet edhe si koha më e sigurt për të bërë një dush. Megjithatë ka nëna që fillojnë të bëjnë një dush të plotë edhe pas 3-5 ditësh nga lindja duke qënë se ndihen gati. Për të qënë më të sigurta në lidhje me momentin do të ishte mirë të merrnit edhe mendimin e mjekut para se të dilni nga spitali.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor