Showbiz 22 Janar 2022

Monika Lubonja rrëfen historinë dramatike, nga tradhtia në martesë e deri te dëshira për të gjetur dashurinë e vërtetë

Showbiz

Aktorja Monika Lubonja është rikthyer vitet e fundit në ekran, duke u bërë figurë shumë e njohur për publikun.

Detajet mbi jetën private, që deri tani ishin të panjohura për publikun, bëhen lajm menjëherë pasi ajo i tregon. Kjo për shkak se historia e aktores nuk është e zakonshme. Siç ka treguar vetë ajo, ka ngelur shtatzënë me vajzën e saj ndërsa ishte studente dhe arsyeja pse nuk e abortoi, ndonëse e mendoi ishte se nuk e lanë të afërmit: nëna dhe partneri i saj. Pengu i saj më i madh është që vajzës, Teas, nuk i ka bërë një vëlla ose motër.

Ish bashkëshorti i Monikës ndërroi jetë disa muaj më parë për shkak të koronavirusit. Mirëpo në reality ku po luan aktualisht, aktorja ka rrëfyer se në fakt ai e ka tradhtuar.  Sipas miqve e kolegëve, Genci (i cili ka mbajtur edhe detyrën e zv ministrit disa vite më parë) ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si: muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet. Pikërisht për të gjitha këto detaje nga jeta e saj, Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur edhe pse ai e kishte tradhtuar. Ajo tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

Ndërsa në një intervistë të pak viteve më parë aktorja rrëfeu:

Kanë kaluar vite që kur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4-vjeçari më bëri që çdo gjë t’ia kaloja punës. Kam nevojë për dikë që të më dëgjojë, jo thjesht të quhemi “burrë dhe grua”. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja, më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze.

Aktorja shpesh ka theksuar se dashuria mund të përjetohet në çdo moshë dhe ajo është e hapur për të mirëpritur 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor