Aktualitet 22 Janar 2022

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët: Siguroni rezerva ushqimore, kujdes me bombolat e gazit

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta dhe me temperature të ulta.

Në njoftimin e MSH thuhet se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, kryesisht tek foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Këshilla për qytetarët është që të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi.

UDHËZUESI I MSH:

Kujdes

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

Foshnjet

Të moshuarit

Të sëmurët kronikë

Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë

Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit

Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta

Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer

Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit

Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit

Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor