Guide per shendetin 22 Janar 2022

A mund të prekemi nga varianti Delta dhe Omicron? Ja çfarë duhet të dini

Guide per shendetin

Në fund të nëntorit 2021, OBSH njoftoi për variantin e ri të koronavirusit të quajtur Omicron.. Që atëherë ky variant është përhapur me shpejtësi në të gjitha vendet e prekura. Thuhet se ka simptoma më të lehta nga varianti Delta, i cili është shumë i rëndë për t’u kaluar.Por a mund të ndodhë që të prekemi nga Delta dhe Omicron njëkohësisht?

Megjithëse nuk është e zakonshme, ka pasur disa raste të dokumentuara të personave me dy  lloje të COVID-19 në të njëjtën kohë.

"Është absolutisht e mundur nga pikëpamja molekulare dhe biologjike”, thonë mjekët.

Si mund të infektohemi me Omicron dhe Delta njëkohësisht?

Duhet të theksohet se në të gjitha rastet e dokumentuara, studiuesit nuk ishin të sigurt për burimin. “Imagjinoni se jeni në një bar ku ka shumë njerëz që janë të infektuar. Nëse disa njerëz kanë variantin Omicron dhe të tjerët kanë variantin Delta, ata të gjithë po i shpërndajnë ato grimca virale në ajër, duke ju ekspozuar ndaj të dy varianteve. Në këtë mënyrë, ju mund të merrni nga një dozë të të dy viruseve në të njëjtën kohë", thonë mjekët. Varianti Omicron i SARS-CoV-2 infekton disa qeliza dhe varianti Delta infekton të tjera. Sa herë që një virus hyn në trupin tuaj, grimcat nuk do të lidhen me çdo qelizë të vetme - kështu që në një infektim të dyfishtë, molekulat e ndryshme të virusit mund të lidhen me qeliza të ndryshme në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, nuk do të jetë një ndarje 50-50: "Mund të keni më shumë Delta se Omicron ose anasjelltas."  Mjekët thonë se është gjithashtu e mundur që të dy viruset të merren ndarazi nga njëri tjetri, por pa kaluar shumë kohë. Psh edhe nëse s’ka shumë kohë që keni kaluar Deltën, ju mund të infektoheni me Omicron.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se COVID-19 nuk është e vetmja sëmundje në të cilën mund të ndodhë kjo. Kjo mund të ndodhë me infeksione të tjera, duke përfshirë edhe gripin.

Si ta kuptojmë nëse jemi infektuar me Delta dhe Omicron njëkohësisht?

Me siguri nuk mund ta kuptoni. Testet e shpejta për COVID-19 dhe PCR nuk bëjnë sekuencë gjenomike (kjo është ajo që identifikon se cilin variant të virusit ka dikush) dhe për këtë arsye në shumicën e situatave, mjekët nuk janë në gjendje ta kuptojnë llojin dhe nivelin e koronavirusit që ju ka prekur, ose e kanë shumë të vështirë ta bëjnë këtë.

Megjithatë pacientët nuk kanë nevojë të dinë se cilin variant të COVID-19 kanë, pasi kjo nuk ndikon në trajtim. Nuk do arrini ta kuptoni variantin e koronavirusit edhe nga simptomat, për shkak se janë thuajse të njëjtat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor