Showbiz 21 Janar 2022

U ndanë papritur, moderatorja italiane rrëfen pse i dha fund lidhjes me aktorin turk Can Yaman

Showbiz

"Martesa nuk është anuluar, ato që po qarkullojnë janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Vetëm do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Ai u largua nga mediat sociale për arsye biznesi”, -do të thonte para ca kohësh Diletta Leotta, mirëpo ajo që ndodhi më pas provoi krejt të kundërtën.

Prezantuesja italiane dhe ylli i kinematografisë turke Can Yaman, dyshja që fituan simpatinë e menjëhershme si ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku, i befasuan të gjithë kur vetëm pak para dasmës së paralajmëruar i dhanë fund lidhjes.

Disa muaj nga ndarja, Diletta ka treguar pse lidhja e tyre mori tjetër rrjedhë. “Nuk mbaja dot më. Nuk e përballoja dot më sjelljen e tij, ishte e vështirë”,tha ajo kur u pyet për këtë çështje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor