Showbiz 20 Janar 2022

Vit i ri, qëllime të reja; Kate Middleton shfaqet publikisht me ngjyrë të re flokësh

Showbiz

Një ditë më parë ishte një moment i vecantë për Cambridge: Ata u shfaqën për herë të parë pas Krishtlindjeve dhe të gjithë reflektorët ranë mbi Kate Middleton e cila disa ditë më parë realizoi disa foto glamour me rastin e 40 vjetorit të saj. Në krah të burrit të saj, Ulliam, ajo vizitoi Founding Museum, duke treguar (përvecc ngjyrës së re të flokëve) edhe pasionin për riciklimin, pasi kishte veshur një pallto të vjetër për të zbuluar lookun e ri.
Pas të qenit për javë të tëra larg vëmendjes, Kate ka vendosur ta rifitojë atë duke u dhënë lamtumirë sfumaturave të biondes për t'u kthyer në gështenjën e errët, duke i dhënë një qasje më serioze imazhit të saj. Nuancën e re 'dark' ajo e ka kombinuar me një grim të theksuar në pjesën e syve. Sipas stilistëve është një lojë marketingu për të treguar se ajo ka lënë pas stilin e festave, duke u fokusuar në diccka më profesionale. Megjithatë, ondet e bëra me furcë, i japin një thyerje këtij looku.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor