Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ne në Living besojmë se mosha është vetëm një numër, por ka gjëra mjaft pozitive që priten të vijnë me kalimin e moshës.
Pas të dyzetave, shumica e grave kanë më shumë vetëbesim dhe kanë shans të kenë më shumë sukses. Por shpesh ato heqin dorë së ndjekuri tendencat për stilin e veshjes, flokëve apo makeupin, duke mos treguar kështu gruan me vetëbesim që e di se kush është dhe çfarë i pëlqen.
Dhe ndërsa gjithnjë e më shumë po zhduket stereotipi se nëse ke arritur një moshë të caktuar, flokët duhen prerë shkurt, në poshtë ju tregojmë disa modele flokësh që janë fantastike nëse keni mbushur 40 vjeç, ose po i afroheni kësaj moshe.
E vetmja gjë që duhet të mbani mend është se as s’keni pse të fshihni me prerjen e flokëve moshën tuaj reale dhe as nuk keni pse të dukeni më të mëdha se ç’jeni.
Prerje bob kaçurrel. Nuk ka rregulla të rrepta për të ndjekur me flokët nëse keni mbushur 40 vjeç, por flokët kaçurrel mund të priten në stilin bob, dhe mund t’ju jepni më shumë stil duke i fryrë. Sekreti është këtu që kaçurrelat të jenë të hidratuar mirë. Është e rëndësishme që në çdo moshë flokët tuaj duhet të jenë të shëndetshëm dhe në gjendjen e tyre më të mirë.
Prerje bob tradicional në gjatësinë e mjekrës. Ka shuëm prerje flokësh që janë të guximshme. Kështu është edhe një prerje e mprehtë e flokëve me gjatësi sa mjekra. Përdorni një balsam drejtues dhe thajini flokët duke drejtuar tharësen poshtë, ndërsa përdorni nëj furçë të rrumbullakët.
Flokë të shkurtër me fije. Gratë me flokë më të shkurtër pas të 40-tave zakonisht shfaqin vetëbesim dhe siguri si në aspektin profesional ashtu edhe në atë emocional. Gjithashtu, pas shumë vitesh lyerje dhe dekolorimesh të flokëve, një prerje e mirë, e sofistikuar dhe tërheqëse është zgjidhja më e mirë.
Prerje drejt. Flokët me një gjatësi mund t’ju tregojnë më të reja dhe të krijojnë kënde të bukura për një fytyrë që po fiton disa rrudha. Të fshihesh pas flokëve nuk është zgjidhje. Mbaje kokën lart dhe trego se kush je.
Prerje bob me thekë. Një prerje e mirë e flokëve ka të bëjë me personalitetin e klientes, tiparet e saj dhe strukturën e flokëve të saj. Për një fytyrë të gjatë në formë ovale, një stil bob është shumë i përshtatshëm, nga gjatësia e mjekrës deri tek gjatësia e shpatullave, me pak thekë, duke shtuar disa onde.
Asimetri aventureske. Është gjithmonë bukur të shohësh një grua mbi 40 vjeç që ka një stil kreativ. Ky është një model flokësh që tregon karakter, personalitet, elegancë dhe besim.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...