Showbiz 20 Janar 2022

“Më kanë kërcënuar!” Eni Çobani rrëfen anën e errët të profesionit të saj

Showbiz

Prej vitesh avokatja e njohur Eni Çobani është kthyer në një nga personazhet më familjarë të shqiptarëve. Ajo është bërë pjesë e ekranit tashmë prej vitesh dhe rrallë tregon detaje për jetën personale.

Por së fundmi në një intervistë, Eni ka rrëfyer për karrierën e saj televizive dhe se si ka ndikuar kjo në jetën private.  Ajo ka pranuar gjithashtu se i janë bërë shumë kërcënime për shkak të punës së saj, nga njerëz që i kanë shkuar pranë dhe e kanë takuar personalisht.

“Kam pasur kërcënime. E kam mbajtur për vete deri tani, por po e pranoj. Ka pasur nga ata që më kanë kërcënuar, por unë nuk i ruhem askujt sepse mbaj përgjegjësi dhe nuk dal kurrë para publikut me gënjeshtra. Çdo gjë që them e kam analizuar mirë më herët”, rrëfeu ajo.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor