Showbiz 20 Janar 2022

Nuk i kanë punët mirë, por princeshë Letizia nuk ndalet dhe "vjedh" sërish nga gardëroba e vjehrrës

Showbiz

Marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës nuk është kurrsesi e lehtë dhe nga ky rregull i pashkruar nuk bëjnë përjashtim as princesha e Spanjës, Letizia Ortiz, dhe mbretëresha Sofia. Mosmarrëveshjet mes tyre kanë qenë në qendër të shtypit kohët e fundit, ndonëse sipas thashethemeve vendase ato datojnë që nga koha e martesës së ish-gazetares së sportit me Princin Felipe.

Fakti që ajo kishte një divorc mbi shpatulla dhe nuk ishte me origjinë fisnike ishte një shuplakë e fortë për familjen mbretërore spanjolle, sidomos për mbretëreshën Sofia që kishte plane të tjera për djalin e saj të vetëm.

Megjithatë me kalimin e viteve, Letizia fitoi zemrat e të gjithëve. E pamundur të mos magjepsesh nga eleganca e saj e lindur, e cila reflektohet si në komunikimin me publikun, ashtu edhe në zgjedhjet e gardërobës. Ashtu si Kate Middleton, Letizia Ortiz gjithashtu priret, kur mundet, të riciklojë rrobat e saj, por edhe të rrëmojë në gardërobën e vjehrrës.

Së fundmi, ajo është shfaqur para publikut me një kombinim vintage, i cili i përkiste mbretëreshës Sofia vite më parë.

Ish-gazetarja ka nxjerrë nga gardëroba fundin dhe bluzën që mbretëresha Sofia kishte veshur në vitin 1977 për një vizitë në Gjermani. Bëhet fjalë për një fund të gjatë të gjelbër smerald dhe një bluzë me motive lulesh lule që mbajnë vulën e Valentino-s. Rripi rozë që thekson linjat e belit e bën akoma më të adhurueshëm këtë veshje./Burimi "DONNA FANPAGE"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor