Pjata kryesore 19 Janar 2022

Sallatë me mollë, proshutë dhe kastraveca turshi

Pjata kryesore

Është një recetë e shpejtë dhe për të gjithë ata që nuk janë fans shumë të sallatës ruse si unë, kjo sallatë e zëvëndëson më së miri mbase edhe më mirë akoma.

Përbërësit: 700 g proshutë e p prerë në feta, 10 kastraveca turshi mesatare, 4 kokrra të mëdha mollë të kuqe që vijnë majoshe dhe 500 ml majonezë.

Përgatitja: ⠀ Në një tas të madhë hedhim proshutën të prerë kubik, kastravecat turshi të prerë kubik, dhe mollët të qeruar nga lëkura gjithashtu të prerë kubik, I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë majonezën. Nëse e shikoni që do edhe më pak majonezë ja shtoni extra. Tasi mbyllet me kapak dhe ruhet në frigoriferë gjatë këtyre ditëve të konsumimit. Për zbukurime mund të përdorni gogozhare të@kuqe, kastraveca turshi, vezë zë ziera sipas preferencës! Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor