Guide per shendetin 19 Janar 2022

Pesë arsye pse nuk duhet të infektoheni qëllimisht me Omicron

Guide per shendetin

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka pasur një fokus të madh në marrjen e masave për të shmangur prekjen nga ky virus. Por ndërsa gjithnjë e më shumë në botë po rriten të prekurit me variantin Omicron, njerëzit kanë filluar të pyesin veten nëse tani duhet të infektohen qëllimisht pasi ky variant paraqitet në një formë më të lehtë.

Sipas mjekëve, megjithëse Omicron duket se në përgjithësi është një variant më  i lehtë se variantet e tjera, ne nuk mund ta barazojmë atë njëlloj me virusin e ftohjes së zakonshme, i cili është relativisht i padëmshëm. Ka disa arsye pse nuk duhet të përpiqeni të merrni virusin qëllimisht:

Asnjëherë nuk mund ta dini se si do të ndikojë tek ju

Ende nuk është kuptuar plotësisht nëse është varianti  Omicron që ka simptoma më të lehta apo njerëzit po e përballojnë më lehtë sepse kanë fituar tashmë imunitet.  Hulumtimet e hershme kanë treguar se Omicron ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rënda sesa variantet e mëparshme. Studiuesit në Universitetin e Edinburgut zbuluan se njerëzit që janë të infektuar me Omicron kanë 66% më pak gjasa të shtrohen në spital sesa ata që përjetuan variantin Delta të virusit. Por mjekët thonë se Covid-19 ka ende potencialin të jetë vdekjeprurës dhe të vrasë individë, sidomos të pavaksinuarit, apo njerëzit që mund të mos i jenë përgjigjur si duhet vaksinës. Gjithashtu edhe nëse jeni të shëndetshëm, ka akoma mundësi që të zhvilloni një formë serioze të Covid.

Virus “i zbutur” është një term relativ

Mjekët zakonisht përdorin termin "i butë" për të përshkruar rastet e COVID-19 që nuk përfundojnë në spital, por kjo nuk do të thotë që do të ndiheni mirë edhe kur sëmundja përparon. Domethënë simptomat nuk janë dhe aq të parëndësishme, pasi ju gjithsesi mund të përjetoni ethe ose temperaturë,  kollë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje muskujsh dhe trupi, dhimbje koke, humbje të shijes, dhimbje fyti, bllokim hundësh, diarre etj. Pra nëse sëmureni me Covid 19 mund të mos përfundoni në spital, ndoshta nuk do  t’ju duhet të rrini shtrirë në krevat, por mund të ndiheni mjaft keq.

Jeta juaj do duhet të ndërpritet për të paktën një javë

Sipas udhëzimeve të OBSH, njerëzit që kanë Covid, duhet të izolohen të paktën për një javë.  ndërprerë për të paktën një javë. Nëse jeni asimptomatikë ose nëse simptomat tuaja përmirësohen, pra nuk keni më temperaturë, mund të dilni nga izolimi por duhet të mbani një maskë për të mbrijtur të tjerët për ditë të tëra. Gjithashtu nëse prekeni me Covid, do t’ju duhet të qëndroni larg punës dhe gjithçkaje tjetër, njerëzve të dashur ndoshta.Për më tepër shumë njerëz të sëmurë në të njëjtën kohë, e bëjnë shumë të vështirë funksionimin e shoqërisë.

Duhet të merrni parasysh pasojat, pasi virusi mund të jetë “i zgjatur”

Omicron është një variant i ri dhe akoma nuk dihet se si do të ndikojë tek njerëzit në një afat më të gjatë, por mjekët theksojnë se raste kur prekja nga Covid-19 mund të ketë zhvilluar simptoma të zgjatura shëndetësore. Simptomat e COVID-it të gjatë mund të ndryshojnë sipas personit, dhe po ashtu edhe se sa kohë ju mbën varet vetëm nga trupi juaj. Një studim i ri  zbuloi gjithashtu se diagnozat me diabet u rritën në mënyrë stratosferike,  tek të rinjtë pasi kishin COVID-19. Nëse humbisni ndjesinë e shijes apo nuhatjes, ju shfaqet diabeti apo keni lodhje të rëndë ku duhet të pushoni çdo ditë, kjo mund të jetë krejtësisht shkatërruese për stilin tuaj të jetesës.

Edhe sikur ta përballoni shumë mirë vetë, ka gjasa që të infektoni të tjerët.

Ju nuk do ta dini se keni COVID-19 derisa t’ju shfaqen simptomat e virusit ose derisa të rezultoni pozitiv dhe kjo do të thotë se ka gjasa që ndërkohë  ju të  jeni duke e përhapur virusin tek të tjerët. Studimet tregojnë se shumica e transmetimeve të virusit ndodh një deri në dy ditë para se të shfaqni simptoma dhe dy deri në tre ditë pasi keni shfaqur.  Pra, ndërkohë që mendoni se jeni mirë dhe pa COVID, mund t'ua kaloni virusin të tjerëve, duke përfshirë njerëz si prindërit, gjyshërit dhe miqtë tuaj me probleme të rënda shëndetësore.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor