Astroliving 17 Janar 2022

Hëna e Plotë në Gaforre; Si ta menaxhojmë më mirë këtë situatë

Astroliving

Si në çdo hënë të plotë, ne jetojmë momentin e shkëlqimit maksimal të ciklit hënor, një fazë kulmimi e cila ndiqet nga nevoja për të lënë pas diçka dhe për të vazhduar para me më pak pesha.

Me Hënën në Gaforre përballë Diellit në Bricjap, ne lexojmë një tension midis asaj që kemi vendosur të ndërtojmë dhe nevojave tona më të thella: këto mund të jenë ditë kur jemi më të ndjeshëm dhe emocionalë e përballë këtyre emocionevetë forta, kuptojmë e ndoshta diçka është jashtë fazës.

Por si ta jetojmë sa më mirë Hënën e Plotë në Gaforre?

Hiqni dorë nga të gjitha pritshmëritë që keni për veten

Ne duhet të kuptojmë që braktisja e një projekti, marrëdhënieje apo roli nuk është një fyerje, veçanërisht nëse mund t'i përqendrojmë më mirë energjitë tona në këtë mënyrë. Pengesa e madhe, shpesh, janë pritshmëritë që kemi vendosur në kapacitetet tona për të arritur rezultatet: ne duhet të zhvishemi nga ideja që kishim për veten tonë për t'i parë faktet në një mënyre objektive. Do të thotë të mos jemi kokëfortë  në projekte realisht të pamenaxhueshme, për të cilat nuk kemi kohë, forcë dhe burime . Mos e quani dështim, thjesht pranoni kufizimet tuaja.

Jini të sinqertë me veten

Dilni para pasqyrës dhe pyesni veten: "Çfarë dua të krijoj?" Jo ajo çka të tjerët duan që ju të bëni.  Pyesni veten se çfarë dëshironi, se për çfarë keni nevojë. Nuk ka rëndësi nëse nuk e zgjidhni menjëherë, por t'u jepni një drejtim të ri prioriteteve tuaja.

Rilidhuni me nevoja tuaja themelore

Në shpejtësinë e jetës së përditshme, ne shpesh harrojmë ato gjëra dhe përgjigje që lidhen me ndjenjat tona më të thella: të gjejmë një moment kur mund të zbrazim kokën dhe të kuptojmë çfarë ndiejmë.

Mos merrni vendime të nxituara për momentin

Tani për tani, ne jemi ende në shoqërinë e Mërkurit retrogradë  dhe koka na zjen, por duhet të marrim kohë për t'i përllogaritur gjërat. Jemi pak të papërqëndruar dhe pak onfuzë, edhe pse Hëna e Plotë është një moment ndërgjegjësimi me dinamika të njëpasnjëshme...por nuk duhet të marrim vendime aty për aty.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor