Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Lira Gjika/Një nga situatat që jam përballur që në fillimet e punës time si pediatre dhe që vazhdon dhe sot e kësaj dite të jetë prezente në trajtimin e fëmijës së sëmurë, është akuza që i bëhej nënës kur fëmia i saj sëmurej. Akuza bëhej si nga nëna e saj po ashtu edhe nga vjehra, të dyja njëlloj padallim, i tregojnë “se ti e sëmure djalin apo vajzën se nuk di ta mbash”. Dhe gati gati e përjashtojnë nënën në trajtimin e fëmijës. Babai i fëmijës bëhej konfuz, nervozohej dhe shpesh bëhej palë me “të vjetrat” dhe nuk rrinte krah gruas për të ndihmuar fëmijën. Për ta kompletuar situatën, mjeku që viziton fëmijën, me këshillat dhe recetën citonte dhe frazën “ se këto të rejat kështu janë, nuk dëgjojnë”.
Kjo mënyrë të sjelluri të të rriturve kur një fëmijë është sëmurë, ka ardhur koha të merret seriozisht në konsideratë. Fëmijën nuk e ndihmon dot njeri më shumë se sa nëna e tij, pasi vetë fëmija e kërkon prej saj. Gjyshër, baballarë, profesionistë, nëse vërtetë doni të ndihmoni fëmijën, mos i përjashtoni dhe akuzoni nënën. Edhe sikur të jetë e vërtetë që nëna është e pakujdesshme, gjeni mënyrën e duhur që të ndihmoni nënën që të jetë sa më ndihmuese për fëmijën e sajë. Pa qetësinë e nënës gjërat janë shumë më të vështira për fëmijën.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...