Keshilla per udhetimet 14 Janar 2022

Destinacioni i preferuar i shqiptarëve, çfarë të bëni kur të vizitoni Stambollin

Keshilla per udhetimet

Stambolli është kthyer një nga destinacionet më të frekuentuara vitet e fundit, madje këtë Vit të Ri ishte në krye të listës së vendeve  më të lakmuara për turistët shqiptarë. Agjencitë turistike në Tiranë po promovojnë gjithnjë e më shumë paketa turistike mjaft ekonomike për klientin, duke e kthyer Stambollin në preferencë të parë që nuk kërkon shumë buxhet.

Për këdo që po kërkon ta vizitojë për herë të parë Stambollin, apo do të rikthehet aty sepse nuk e ka shijuar aq sa duhet, Living ju tregon se çfarë të bëni në këtë qytet të madh që numëron rreth 1 mln turistë çdo muaj.

1. Udhëtim më anije në Bosfor (kushton vetëm 5 dollarë-pa vakt ushqimor)

Qyteti, natyrisht, është një  metropol i madh prej 16 milionë banorësh – i dhjeti më i madhi në botë – është qyteti ku “takohet” Evropa me Azinë. Bosfori, është ngushtica me ujë që ndan dy kontinentet.  Nga anija mund të mësoni shumë nga historia e Stambollit, pasi do arrini të shikoni pallatin Dolmabahçe, i ndërtuar për Sulltanin Abdulmejid (babai I Abdul Hamidit),  dhe ku jetoi Ataturku, themeluesi i shtetit modern turk, në vitet e tij të fundit. Do të shihni Kalanë  Evropiane të ndërtuar në vitin 1452, e cila ra vetëm një vit më vonë kur Sulltan Mehmeti II pushtoi qytetin. Kjo është pika më e ngushtë në Bosfor me vetëm 600 metra që ndan dy anët tokësore. Ndërsa shijoni udhëtimin në anije mund të konsumoni mëngjesin ose drekën, ndërsa shihni se si delfinët ju kalojnë fare pranë anijes.

Në këtë udhëtim do të shikoni edhe pjesën aziatike të qytetit, dhe do të vëreni se si kontrasti  mes kësaj pjese dhe asaj evropiane është shumë i theksuar. Ndërtesat janë të grumbulluara më tepër në anën evropiane ku dhe çmimet janë më të larta dhe ku kanë bazën shumica e bizneseve. Ndërsa pjesa aziatike është shumë më e gjelbër dhe duket shumë më paqësore, madje dhe njerëzit janë më miqësorë. Në fund të udhëtimit me varkë mund të zbrisni në Kullën e Maiden, një far në skajin jugor të Bosforit, ku mund të shikoni nga platforma e vështrimit, të gjithë qytetin me dylbi.

2. Një vizitë në muze - Hagia Sophia

Kur u ndërtua në vitin 537 pas Krishtit, Hagia Sophia ishte kisha më e madhe në botë, përpara se të shndërrohej në xhami në vitin 1453. Pikërisht atëherë u vendos një portë e re në mënyrë që struktura të “sfidonte” Mekën dhe të gjitha reliket dhe mozaikët kristiane u hoqën. Por, në përgjithësi, struktura me kupolën e saj të amdhe mbetet ashtu si para konvertimit të saj.

3.Rrugët e Stambollit të vjetër

Hagia Sophia është në 'qytetin e vjetër', i cili është një pjesë e vogël e Stambollit të sotëm. Në këtë vend ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake në vitin 324 pas Krishtit; qyteti u riemërua Konstandinopojë sipas perandorit Kostandin gjashtë vjet më vonë. Muret mbresëlënëse, që datojnë në shekullin e katërt rrethojnë qytetin e vjetër. Brenda tyre, pranë Hagia Sophia-s shtrihet Xhamia Blu, e cila dallohet lehtësisht nga xhamitë e tjera nga gjashtë minaret e saj.

Pas kësaj mund të dilni nëpër rrugët e qytetit. Fillimisht do të vizitoni lagjen luksoze Pera ku mund të drekoni në restorantet më të mira.

4.Jeta e natës në Stamboll

Natën, do të përjetoni një anë tjetër të këtij qyteti hutues. Bomontiada ka qenë një fabrikë birre. Tani, ajo është shndërruar në një qendër kulturore, artistike dhe argëtuese.

Një muzikant performon në oborrin që duket sikur është një nga vendet e modës në Londër. Në këtë vend ka restorante të nivelit të lartë, klube me dj shumë të mirë dhe kokteje fantastike. E ndëse ktheheni në sheshin qendror Taksim do të shikoni se si edhe në orët më të vona të natës, rryuga është e mbushur me një turmë njerëzish që ecin në rrugë duke shijuar ajrin e mbrëmjes. Anës rrugës në këtë shesh keni bare ku mund të shijoni shisha, birra etj.

5. Aktivitete të tjera që mund të bëni në Stamboll-pallati Topkapi

Ky vend është imazhi i një qyteti me kontradikta, një vend që ka lidhur gjithmonë dy kontinente dhe që ndoshta tregon rrugën e toleremit mes dy kulturave islame dhe asaj perëndimore. Qyteti i vjetër është mjaft interesant dhe sidomos pallati Topkapi, i cili shërbeu si shtëpi për sulltanët e njëpasnjëshëm osman nga shekulli i 15-të deri në 1856, kur Sulltan Abdulmexhid I e zhvendosi oborrin e tij në Pallatin Dolmabahçe.

Pallati Topkapi është një seri ndërtesash brenda oborreve të njëpasnjëshme dhe jo një pallat madhështor i vetmuar në stilin evropian, si Dolmabahçe. Është e lehtë të kuptohet pse Mehmed Pushtuesi zgjodhi të ngrinte oborrin e tij këtu. Nga muret e tij, ai mund të siguronte të gjitha ujërat përreth dhe të zmbrapste çdo pushtues. Tani, këto mure përdoren për të bërë foto selfie. Pallati ka një ekspozitë interesante të armëve përgjatë shekujve, si dhe artefakte dhe qeramika. Ekziston edhe një kishë romake që thonë se është edhe më e vjetër se Hagia Sophia. Mund të vizitoni dhe Cisternën e Theodosius, të cilën romakët e përdorën për të ruajtur ujin. Tani është një ekspozite arti.

Ndoshta, kështu mbijetojnë qytete të tilla si Stambolli, duke u rievoluar vazhdimisht për të pasqyruar tendencat aktuale, por edhe për të treguar çfarë ka mbetur në çdo kohë, qoftë në atë romake, osmane ose në Turqinë modern.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor