Pjata kryesore 10 Janar 2022

Bërxolla viçi me patate në furrë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Gatim i thjeshtë që shijon gjithmonë edhe nuk del kurrë nga “moda”. Bëhet shpejt e shpejt, e vendos në furrë dhe ndërkohë gatuan ndonjë sallatë edhe hap ndonjë shishe verë. Kjo mund të ishte dreka ideale për sot.

PËRBËRËSIT: bërxolla viçi, patate, limon, rozmarinë, spec i kuq pluhur, piper i zi, kripë dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Marinojmë bërxollat me kripë, piper, vaj ulliri, limon edhe rozmarinë. Presim patatet në feta të holla edhe i marinojmë njësoj si mishi, duke i shtuar spec të kuq pluhur. I vendosim në tavë edhe direkt në furrë me 180 gradë për 40 minuta derisa të piqen edhe të marrin ngjyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor