Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Peeling kimik është një procedurë dermo-estetike shumë efektive në minimizimin e rrudhave të holla të lëkurës, shenjave sipërfaqësore, poreve të hapura, njollave të shkaktura nga mosha, njollave në lëkurë dhe çregullime të tjera të lëkurës.
Ky trajtim daton në periudhën e Egjiptit të lashtë, kohë kur Kleopatra përdorte trajtimet me qumësht si sekretin e bukurisë së saj që sot njihet me termin peeling kimik sipërfaqësor i lëkurës. Ndërkohë në Europë ka filluar të aplikohet për herë të parë në vitin 1960 dhe vazhdon të aplikohet me sukses edhe në ditët e sotme. Ai realizohet nëpërmjet aplikimit të disa llojeve të acideve në lëkurë si acidi glikolik, acidi trikloracetik, acidi salicilik dhe ai laktik.
Peelig kimik nxit dipepigmentimin e lëkurës, e rivitalizon atë dhe bën të mundur rimodelimin e fibrave të kolagenit dhe elastinës. Sipas mjekëve dermatologë dhe estetistëve janari është muaji IDEAL për ta bërë këtë trajtim për shkak të veprimit të ulë të rrezeve ultravjollcë. Ekzistojnë tre tipe të peeling kimik:
1. Peeling i lehtë, i cili përdoret për të eliminuar (zbardhur) njollat sipërfaqësore dhe rrudhat fine.
2. Peeling i mesëm për dëmtime më të rënda të rrezeve të diellit, poret e zgjeruara dhe pigmentimet.
3. Peeling i thellë depërton thellë në shtresën e mesme të lëkurës. Për të larguar qelizat e dëmtuara përdoret acidi triKloracetik ose fenoli.
”Çfarë rezultatesh priten pas trajtimit me peeling kimik?“
Lëkura e re pas kryerjes së procedurës peeling është një lëkurë më e lëmuar, më e tonifikuar, më me pak probleme të dukshme që ju jep juve një pamje më të re dhe më të freskët.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...