Pjata kryesore 9 Janar 2022

Supë krem me lulelakër dhe qepë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyfsmallthings

E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me lulelakër është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe organizmin të shëndetshëm.

PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 1 qepë, 3 thelpinj hudhër, degë trumze, spec i kuq djegës sipas deshires, vaj ulliri, kripë, piper i zi dhe erëza.

PËRGATITJA: Vendosni në tavë lulelakrën të ndarë në boçe, shtoni qepën e prerë, thelpinjtë e hudhrës, trumzë, vaj ulliri dhe erëza. Piqini të gjitha perimet së bashku sa të marrin ngjyrë. Më pas kalojini në blender duke u shtuar ujë të nxehtë. Shërbejeni supën me limon, piper të zi edhe degë trumze. JU BËFTË MIRË!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor