Pjata kryesore 7 Janar 2022

Supë krem me patate dhe presh

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit

Recetën për supë me presh dhe patate duhet ta provoni patjetër. Shija delikate e produkteve e bëjnë atë shumë të shijshme.

PËRBËRËSIT: 600 g patate, 2 preshë (jo gjethet), 80 g djathë Parmigiano,
150 ml qumësht, 1/2 lugë gjalpë, spec i kuq, piper dhe 10 g kripë.

Për të përgatitur supë me presh dhe patate, ne fillim lajmë e pastrojmë patatet dhe preshin. Preshit duhet t'i marrim vetëm pjesën e bardhë. Më pas e presim në forma rrethore, patatet në formë kubi më të njëjtën madhësi. Preshin e prerë i hedhim në një enë të bollshme ku kemi shtuar gjalpin. E kaurdisim për pak çaste në zjarre dhe më pas shtojmë patatet. Në enë shtojmë ujë sa të mbulohen perimet dhe pak kripë. Tenxheren e lemë në zjarre të avashëm për gati 20-25 minuta. Më pas patatet, preshat e zier i grijmë më një grirëse elektrike derisa të arrijmë një masë si krem. E vendosim në zjarre duke shtuar qumështin dhe djathin Parmigiano. Supën me presh dhe patate e lëmë në zjarr dhe për pak çaste derisa të arrijmë trashësinë e dëshiruar. Sipër sipas dëshirës i shtojmë pak spec ose erëza sipas dëshirës. Supa është gati.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor