Pjata kryesore 6 Janar 2022

Byrek me peta të thata dhe mish gjeli

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Mamma_mia_diet

Ngjason me byrekun e famshëm me qumësht që kemi pikë të dobët ne të Shqipërisë së Mesme, por është tjetër gjë komplet dhe ia vlen ta bëni sidomos tani që kemi mish gjeli me tepri. Mos e lini pa provuar.

Ju nevojiten: 1 pako peta të pjekura, 1-2 lugë gjalpë, 1 kokërr qepë, 3-4 copa mish zogu i pastruar nga kockat, 4 garuzhde nga lëngu i zierjes që gjelit, 2-3 gota qumësht, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Si fillim grijme qepën hollë dhe e kaurdisim me gjalpë e kripë që të zbutet më shpejt. Kur karamelizohet, shtojmë mishin e pulës/gjelit fije fije dhe kaurdisim. Shtojmë lëng nga zierja e gjelit, piper dhe sipas dëshirës nenexhik. Shtojmë dhe rreth 2 gota qumësht. Hedhim një shtresë peta, mish dhe lëng. E përsërisim derisa të mbarohet harxhi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor