Astroliving 6 Janar 2022

HOROSKOPI MUJOR, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë JANARIT

Astroliving

DASHI: Janari i 2022-shit do të nisë menjëherë me një mundësi të fuqishme për të arritur një sukses të madh. Në datën 2 janar, hëna e re do të shkëlqejë karrierën tuaj, duke ju frymëzuar të punoni drejt qëllimeve dhe përmbushjeve tuaja. Ju keni ëndrra të mëdha, ndaj arrini gjëra të mëdha. E megjithatë, planet e punës nuk do të shkojnë vaj gjatë gjithë muajit. Venusi kalon në prapavijë dhe energjitë do t’ju shterojnë disi. Kjo gjendje do të zgjasë deri më 29 janar. Gjatë këtyre ditëve do të lindin disa debate që lidhen me konflikte të pazgjidhura apo edhe me çështje që kanë të bëjnë me jetën profesionale. Këtë muaj do të angazhoheni të korrigjoni gabimet e bëra dhe të ecni përpara. Edhe Mërkuri do të kalojë në prapavijë në datën 14 duke shkaktuar pak konfuzion në rrethin tuaj shoqëror. Do të reflektoni më gjatë për dinamikat sociale dhe për rolin tuaj në shoqëri. Pas datës 25 janar do të përpiqeni të qartësoni të gjitha keqkuptimet profesionale. E keni vetë në dorë të ktheheni në binarët e duhur. Nuk është sekret se muaji i parë i vitit 2022 do të jetë paksa i vështirë për ju, por hëna e plotë në datën 17 do t’ju ndihmojë disi në fushën e ndjenjave. Do të ndiheni shumë mirë në gjirin e familjes dhe do të kujtoni sërish se sa të rëndësishme janë emocionet. Pas datës 19 janar do t’i shikoni gjërat nga një perspektivë e re. Dielli do t’ju nxitë të frymëzoheni nga miq të mirë. Sfidat e reja nuk janë aspak problem dhe mezi prisni të tregoni se kush jeni dhe sa vleni.

DEMI: Të lindurit në shenjën e Demit i presin shumë aventura këtë janar. Do të nisni një rrugëtim të ri, por ju paralajmërojmë se rruga do të ketë edhe pengesa. Më 2 janar, hëna e re do t’ju nxitë të kërkoni më shumë. Ka kaq shumë gjëra që duhet të shikoni dhe të mësoni. Megjithatë, konfuzioni mund t’jua mjegullojë mendjen. Me fillimin e muajit, Venusi, planeti juaj do të kalojë në prapavijë, ndaj do të dalin në pah disa elemente të papëlqyeshme të marrëdhënieve të tuaja. Ndoshta ka ardhur momenti të eksperimentoni diçka të re. Nëse flasim për objektivat tuaja në karrierë, do të ndiheni prapë konfuzë pasi Mërkuri është sërish në prapavijë. Gjërat do të ndryshojnë pas datës 14. Si fillim, duhet të zgjidhni gjithçka që ju pengon. Pas datës 25 do të gjykoni gjithçka nga një këndvështrim tjetër. Tani do të vini re disa të meta te diçka që më parë për ju ishte e përsosur. Nëse e keni të vështirë të shpreheni, hëna e plotë më datë 17 do t’ju inkurajojë të thoni gjithçka që mendoni. Pas datës 19 do të merrni frymë lirisht. Keni më shumë autoritet nga sa mendoni. Marrëdhëniet tuaja me ushqimin duhet të ndryshojnë dhe të kujdeseni më shumë për shëndetin. Yjet favorizojnë një udhëtim të bukur, gjatë të cilit do të zbuloni më shumë për veten dhe do të ktheheni krejt tjetër.

BINJAKËT: Gjatë kësaj periudhe po përballeni me disa vështirësi, por kjo është jeta. Janari për të lindur në këtë shenjë nuk do të jetë aspak i lehtë siç shpresoni ju, por pikërisht ky muaj do t’ju bëjë më të fortë. Në datën 2 janar, hëna e re do të aktivizojë transformimin brenda jush. Çlirohuni nga gjërat që s’janë më përgjegjësia juaj. Venusi vazhdon të jetë në prapavijë dhe i tillë do të qëndrojë deri më datën 28. Kjo periudhë do të karakterizohet nga çështje besimi. Keni shumë dyshime të lini dikë tjetër t’ju afrohet më shumë se ç’duhet. Edhe Mërkuri do të kalojë në prapavijë në datën 14 dhe do t’ju shtyjë drejt një periudhe reflektimi të thellë. Do të vini në dyshim edhe gjërat te të cilat besoni. Përpiquni të tregoheni mendjehapur. Nëse keni borxhe financiare, do të jenë sërish temë debati. Do të hiqni dorë nga disa njerëz për t’u lidhur më shumë me disa të tjerë. Edhe pse do ta kaloni muajin duke menduar se si të krijoni marrëdhënie më të mira me të tjerët, ardhja e hënës së plotë do t’ju ndihmojë të lidheni më shumë me veten. Kjo hënë e plotë do t’ju rikujtojë se çka është juaja nuk jua merr njeri. Përqafoni gjërat e bukura që ju rrethojnë. Vështirësitë nuk zgjasin përgjithmonë. Dita më e vështirë mund të jetë 24 janari, pasi edhe Marsi kalon në shenjën tuaj duke shkaktuar trazira.

GAFORRJA: Teksa viti 2022 do të nisë, të gjitha marrëdhëniet tuaja sentimentale janë disi në vështirësi. E megjithatë, janari do të jetë i mbushur me shpresa dhe me mundësi për t’ia nisur nga e para. Hëna e re më 2 janar do të sjellë frymëzim, i cili do t’ju ndihmojë të rregulloni problemet me partnerët. Venusi, planeti i dashurisë do t’ju vërë përballë disa zgjedhjeve. Nëse diçka nuk shkon në lidhje, atëherë partnerët nuk po ju japin çka keni nevojë. Edhe vetë ju do të rriteni në marrëdhënie. E keni paksa të vështirë të lidheni në nivel emocional. Nëse keni probleme me intimitetin, do t’ju jepet mundësia ta njihni sërish njëri-tjetrin duke gjetur rrugën e harmonisë. Hëna e plotë do të sjellë shumë shpresa dhe ëndrra. Mos harroni se ju fillimisht doni veten e më pas të tjerët. Gjatë gjithë muajit do të jeni të përqendruar tek ulje-ngritjet e marrëdhënieve në çift, por edhe me njerëzit që keni afër. Do të përpiqeni të vini një ekuilibër mes ndjeshmërisë dhe egoizmit. Po i përkushtoheni dikujt më shumë nga sa duhet dhe kjo gjë po ju harxhon të gjitha energjitë. Kujdesuni më shumë për veten.

LUANI: Të lindurit në shenjën e Luanit do ta nisin vitin duke u kujdesur për mirëqenien e tyre. Kjo do të jetë përparësia juaj. Hëna e re më 2 janar do të ndikojë në shtëpinë tuaj të gjashtë, atë të shëndetit duke nxitur përkujdesjen ndaj vete dhe regjimin e shëndetshëm. Mos prisni rezultate të menjëhershme, sepse duhet të shëroni shumë gjëra para se të vini re përmirësimet. Me të nisur 2022, Venusi do të gjendet në prapavijë dhe do të ndikojë në produktivitetin tuaj profesional. Mos harroni rutinën dhe zakonet tuaja që ju plotësojnë dhe ju bëjnë ata që jeni. E teksa mësoni të ushqeheni më mirë, duhet të ushqeni njëherazi edhe marrëdhëniet tuaja. Mërkuri kalon në shenjën tuaj në datën 14 dhe në fushën e ndjenjave do të dalin në pah disa çështje të pazgjidhura në marrëdhënie. Madje, mund ta gjeni veten duke takuar edhe një ish-partner. Kjo do të jetë një mënyrë për të bërë përpara duke i dhënë fund gjithçkaje. Hëna e plotë e datës 17 do të jetë shërimi i vërtetë për ju. Do të ndieni nevojën të qëndroni pak vetëm për të reflektuar mbi emocionet dhe stresin që keni përjetuar së fundmi. Gjithçka mund të presë, keni vërtet nevojë për pak qetësi. Në datën 19 do të nisë sezoni i Ujorit dhe dinamikat e marrëdhënieve do të shkojnë drejt përmirësimit. Do të zgjidhni problemet me më shumë vetëbesim. Marsi është forca juaj për t’i realizuar gjithë synimet që i keni vënë vetes.

VIRGJËRESHA: 2022 sapo filloi dhe ju jeni në humor për t’u argëtuar. Ju jeni fatlumët e janarit, pasi muaji do të nisë plot pasion, por ndonjëherë ky pasion është aq i nxehtë sa nuk përballohet dot. Hëna e re më datë 2 do të ndezë shkëndijat e krijimtarisë dhe ju do të ndieni nevojë për t’u rilidhur me anën tuaj artistike. Edhe vetë ju jeni në kërkim të shkëndijës në jetën tuaj sentimentale. Mos harroni se dëshira jo gjithmonë të udhëheq te dashuria apo jetëgjatësia e një lidhjeje. Do të ndiheni disi konfuzë kur Mërkuri, planeti juaj, do të kalojë në prapavijë në datën 14 dhe kjo gjë do të ndikojë te puna dhe shëndeti. Pikërisht kjo gjendje do të kthejë vëmendjen tuaj te gjëra që kishit harruar t’i kishit si përparësi. Një mesazh nga një dashuri e vjetër do t’ju tundojë të përgjigjeni duke kthyer shpresat për një rikthim. Ku i dihet?! Romancat e së shkuarës janë gjithnjë problematike nëse nuk dini t’i menaxhoni, por ndjenjat e së shkuarës zbulojnë shumë se çka ndieni ju në të tashmen. Pas datës 19 do ta keni më të lehtë të organizoheni, pasi Dielli do të ndikojë në produktivitetin tuaj dhe në zakonet e shëndetshme që bëjnë dallimin në cilësinë e jetës. Kur Marsi të kalojë në shenjën tuaj, nevoja për të qenë të lumtur do të jetë edhe më urgjente. Lumturia është diçka që e kërkoni me ngulm.

PESHORJA: Pas një dite të gjatë, asgjë nuk ju shijon më shumë sesa të shkoni në shtëpi dhe të visheni me pizhame. Për fat të mirë, yjet në këtë janar favorizojnë shumë të qenit të qetë dhe rehat në vendin tuaj të shenjtë, brenda shtëpisë. Falë hënës së re më 2 janar do të kuptoni më mirë se për çfarë ka nevojë zemra juaj. E megjithatë, diçka ju mungon. Venusi, planeti juaj do të vazhdojë të qëndrojë në prapavijë dhe do të ndikojë deri më datë 29. Shumë nga ju janë në kërkim të një shtëpie të re. Në datën 14 do të ndiheni të pasigurt. Me Mërkurin që po ashtu kalon në prapavijë në datën 14, ky mund të jetë momenti që të eksperimentoni me marrëdhëniet romantike dhe t’i përqafoni ato ndryshe. Mos harroni se çfarë ju frymëzon më shumë. Pas 24 janarit, do të debatoni me të afërmit tuaj dhe këto debate do të kërkojnë shumë sqarime. Gjithçka do të bëhet më e tensionuar me nisjen e sezonit të Ujorit. Keni gjithmonë një arsye për të festuar, edhe kur shumë gjëra dështojnë. Marsi do të kalojë në shtëpinë e katërt më 24 janar dhe tensioni brenda familjes do të shtohet disi. Nëse diçka shkon keq, zgjidhja nga ana juaj duhet të jetë urgjente.

AKREPI: Me fillimin e 2022-shit, të lindurit në këtë shenjë do të ndiejnë një nevojë të jashtëzakonshme për të biseduar. Janari do të jetë muaji ku do të thoni gjithçka që mendoni dhe t’u tregoni të tjerëve qëllimet tuaja. Hëna e re në 2 janar ndikon në fushën e komunikimit, gjë që do t’ju nxitë të lidheni me të afërmit dhe rrethin shoqëror në një nivel më të thellë. Megjithatë, Venusi vazhdon të jetë në prapavijë deri më 29 janar dhe do të hasni vështirësi për të vendosur harmoninë dhe besimin gjatë komunikimit. Kjo situatë do t’ju nxitë që më shumë të analizoni personin me të cilin po bisedoni dhe jo të zgjidhni problemet e tyre, apo më keq akoma, të prisni radhën derisa t’ju lënë të flisni. Mos harroni se që të gjithë duan të dëgjohen. Nevojat tuaja emocionale kanë një datë të favorshme, 14 janarin. Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të mbështeteni plotësisht te mënyra se si mbroheni ndaj çdo gjëje që prej fëmijërisë. Kjo vlen sidomos në marrëdhëniet mes vëllezërve. Hëna e plotë e 17 janarit do të jetë magjike dhe ju do të përqendroheni te gjërat vërtet të rëndësishme. Kur Dielli t’i bashkohet, do të ndiheni tamam si në shtëpinë tuaj. Mundësi të mira për ata që duan të blejnë një shtëpi të re apo që do të nisin bashkëjetesën. Debatet s’do të mungojnë në fund të muajit. Duket se janari do të jetë i gjithi i fokusuar te familja, me të mirat dhe të këqijat e saj.

SHIGJETARI: Vitin 2022 e keni nisur duke pasur në mendje vetëm paratë. Janari do të jetë prova e vërtetë se menaxhimi i fondeve është procesi që ju pëlqen më shumë. Hëna e re e 2 janarit ju nxit të përcaktoni qëllimet tuaja për nevojat financiare. Muaji do të nisë me Venusin në prapavijë dhe kjo do të thotë se do ta keni të vështirë t’i qëndroni besnik buxhetit që keni përcaktuar. Kartën e kreditit përdoreni për problemet tuaja, jo për blerje të padobishme. Mesi i muajit do të karakterizohet nga mungesa e organizimit, sidomos ditët rreth 14 janarit pasi Mërkuri vjen në shenjën tuaj. Fusha e komunikimit është e mbushur me mundësi, por edhe me keqkuptime. Nëse keni shumë gjëra në mendje, atëherë shkruajini dhe sigurohuni që po komunikoni me të tjerët si duhet. Shigjetarë, në datën 25 kushtojini shumë vëmendje llogarisë bankare. Gjatë kohëve të fundit keni mësuar t’i ndani gjërat edhe me të tjerët. Besimi po shtohet, sikurse edhe respekti reciprok. Po kuptoni se duhet të tregoheni më të hapur me ata që keni afër dhe që kanë vërtet rëndësi për ju, por mos harroni kufijtë tuaj. Gjithçka është një proces mësimi. Pas 19 janarit gjithçka do të shkojë më mirë. Mendja juaj është shumë herë më e fuqishme nga sa mendoni. Paratë për ju janë thjesht gjëra që duhet të vijnë dhe të ikin pa planifikime të mëdha. Nuk ka si të mungojë dëshira për një arrati të paplanifikuar me dikë pranë zemrës.

BRICJAPI: Bëhuni gati, sepse zyrtarisht ky është viti juaj! Ju jeni yjet e vitit 2022 dhe sidomos të janarit. Këtë muaj do të lidheni me veten në një nivel më të thellë. Hëna e 2 janarit do të nxitë brenda jush dëshirën për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar. Venusi do të jetë në prapavijë deri në datën 29, por kjo s’do t’ju pengojë aspak të gjeni frymëzimi për të bërë ndryshime të mëdha, madje edhe në pamje. Do të eksperimentoni me veten. Plane të mëdha keni përpara. Nëse më herët keni kaluar një krizë identiteti, tani e keni të qartë se kush doni të bëheni. Nëse doni të bëni investime financiare, jepini pak kohë vetes që të jeni më të sigurt. Mos u stërmundoni duke menduar. Hidhini hapat një e nga një dhe të sigurt. Data 17 janar do të jetë shumë e favorshme për marrëdhëniet në çift. Dashuri të reja, takime, shprehje të ndjenjave... Mos pranoni pranë vetes njerëz që nuk ju respektojnë për atë që vërtet jeni. Pas datës 19, kur të nisë muaji i Ujorit do të ndiheni më të qetë. E dini fare mirë se çfarë jeni të aftë të bëni. Mos harroni se gjërat e mëdha kërkojnë durim.

UJORI: Këtë muaj po përqafoni botën tuaj të ëndrrave, ndaj nuk është aspak një surprizë se janari për të lindurit e kësaj shenje do të nisë me një mundësi të madhe për të shëruar plagët e së shkuarës dhe për t’u kujdesur për veten më shumë. Hëna e re e 2 janarit do t’ju ndihmojë të çliroheni nga emocionet tuaja. Venusi është në prapavijë nga data 12 deri më 29 dhe do ta keni disi të vështirë të kuptoni problemet me partnerët tuaj apo edhe në familje. Në pah do të dalin disa të vërteta dhe sekrete të fshehura. Nëse doni të shpreheni, bëni kujdes që të jetë një person i besuar. Ky muaj do të përqendrohet në kërkimin  vetes, në përpjekjen për të hedhur pas krahëve të shkuarën. Mërkuri do t’ju ndihmojë të falni më shumë. Mos harroni se të falësh nuk do të thotë të harrosh, por të çlirohesh nga barra që mbani ju vetë. Data 17 janar do të jetë shumë e favorshme për kura dhe terapi të ndryshme. Mirëqenia juaj do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi e keni lënë për shumë kohë pas dore trupin tuaj. Çdo sukses, sado i vogël është një hap përpara. Momenti që mezi keni pritur vjen më 19 janar, nisja e sezonit të Ujorit. Kur të mësoni të pranoni defektet tuaja, do të jeni një hap më afër njohjes së vetes. Tregohuni të sinqertë me veten, tregohuni të dashur me trupin, tregohuni mirënjohës për çka keni!

PESHQIT: Ky do të jetë muaji i komunikimit dhe i zgjerimit të rrethit shoqëror për të lindurit në shenjën e Peshqve. Hëna e 2 janarit ka ndezur disa shkëndija për t’u bërë një pjesëmarrës më aktiv në grupin tuaj shoqëror apo edhe në ambientin profesional. Venusi po kryen një prapavijë miqësore në shenjën tuaj, ja përse ky muaj do të karakterizohet nga mirëkuptimi. Do të filloni të analizoni ndikimin që kanë te ju politikat sociale, pra, pak filozofi për ju këtë muaj. Meritoni të keni pranë vetes një skuadër që ju meriton, ndaj mos u kënaqni me pak. Shumë shpesh përqafoni vetminë, pasi po mësoni të vlerësoni kohën cilësore që i kushtoni vetes. Pas datës 25 janar, disa persona nga e shkuara do të kërkojnë të rilidhen me ju dhe këta mund të jenë miq të vjetër ose ish-partnerë. Këto takime do t’ju ndihmojnë të çliroheni nga disa trauma të së shkuarës apo përvoja të pakëndshme. Kujdes, mos bëni dy herë të njëjtin gabim. Nëse vazhdimisht përpiqeni të mendoni se si të përshtateni me të tjerët, do të harroni të bini në sy për atë që jeni. Hëna e 17 janarit do të jetë magjike edhe për ju. Do të ndiheni unikë, të denjë për dashurinë e të gjithë atyre që keni përkrah. Mos lejoni që opinionet e të tjerëve t’ju diktojnë se sa vleni. Përpara keni një oqean të madh, ndaj mos e humbni kohën për të parë se çfarë po ndodh në breg. Eksploroni vlerat tuaja të brendshme dhe botën tuaj imagjinare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor