Guide per shendetin 5 Janar 2022

Regjimi 3-ditor që detoksikon trupin nga sheqeri i tepërt që keni marrë gjatë festave

Guide per shendetin

Sezonit të festave i erdhi fundi, por për t’u pastruar ‘nga mëkatet’ e ëmbla na duhet pak kohë. Edhe nëse nuk jeni fans i të ëmblave, me siguri jeni tunduar nga bakllavaja apo ëmbëlsirat e tjera që keni patur gjithë këto ditë në shtëpi. Për të mos shkaktuar më shumë dëme në organizëm (sepse dihet që sheqeri njihet si helmi i bardhë) ndiqni këtë plan 3-ditor që ju ndihmon të pastroni trupin dhe t’i riktheheni normalitetit.

Dita 1
Mëngjesi: Hani 1 filxhan tërshërë ku të keni shtuar disa fara, fruta të freskëta apo të thata.
Dreka: Një racion gjoks pule i shoqëruar me perime zgare apo një sallatë të bollshme
Darka: Hani peshk të pjekur dhe një pjatë me perime të ziera.

Dita 2
Mëngjesi: 2 vezë të rrahura apo të ziera dhe një grusht fruta të thata.
Dreka: Perime në furrë si kungull, speca të verdhë dhe të kuq me pak salcë limoni, uthull dhe trumzë, ose një sallatë me jeshillëqe.
Darka: Supë me perime dhe lëng mishi dhe perime të ziera

Dita 3
Mëngjesi: Hani 1 filxhan me me fara, manaferra ose bajame dhe një omletë të thjeshtë.
Dreka: Mish të bardhë pule shoqëruar me perime furre si karota, patate apo kungull
Darka: Supë kërpudhe me hudhra, selino, trumzë, karota.

Ajo që pini është po aq e rëndësishme sa ajo që hani. Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ju mban të hidratuar dhe i lejon trupit tuaj të funksionojë siç duhet. Zëvendësoni pijet e gazuara, ato energjike apo lëngjet me sheqer me pije detox për të ndihmuar pastrimin e metabolizmit tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor