Pjata kryesore 31 Dhjetor 2021

Në kuzhinë me Erinda Ballancën, Avokatja e Popullit zbulon sekretet e gjelit të saj të detit

Pjata kryesore

Që receta e këtij gjeli të rezultojë i shkëlqyer, ka disa sekrete. Erinda nuk i ka mbajtur për vete, na i tregoi të gjitha. Përpara se të shkoj për pjekje, gjeli duhet të marinohet.

Është pikërisht marinimi dhe temperatura e ulët gjatë pjekjes (duke zgjatur rrjedhimisht, kohën e saj), që e bëjnë gjelin të jetë i butë. Në rast se mishi i derrit nuk është i preferuari juaj, mund ta zëvendësoni me salsiçe të freskëta viçi. Nëse kjo është opsionale, për avokaten është ‘kusht’ që gjeli të qëndrojë, një natë para sa të gatuhet, në lavamanin e mbushur me një shishe uthull të bardhë dhe ujë.

Nëse gjeli është i madh, duhet të vendosim sipër tij një pecetë kuzhine në mënyrë që të marrë lagështinë e marinimit.

Gjel deti i mbushur me salsiçe derri, spinaq dhe mollë

Përbërësit për 8-10 racione: 2 lugë gjelle vaj, 150 gramë qepë të grira hollë, 225 gramë spinaq i freskët; i prerë në copa nëse gjethet janë të mëdha, 2 mollë të qëruara, të pastruara dhe të prera në copa të mëdha, 450 gramë mish derri i grirë dhe i përpunuar, lëkura e grirë në rende e një limoni, 1 lugë gjelle trumzë, e grirë hollë 100 gramë thërrime buke, 2 vezë të mëdha, të rrahura, kripë dhe piper i zi i freskët.

Përgatitja: Ngrohni vajin në tigan, shtoni qepët dhe skuqini për 10 minuta derisa të zbuten. Rrisni nxehtësinë, shtoni spinaqin dhe skuqeni derisa qullet. Shtoni mollët dhe skuqini për 2-3 minuta duke i trazuar. Lërini të ftohen. Sapo përbërja të ftohet, përziejeni me mishin e grirë të derrit, me lëkurën e limonit, trumzën, thërrimet e bukës dhe vezët. Mbushja e mishit mund të jetë e ngrirë, ose të jetë bërë gati dy ditë përpara dhe të jetë mbajtur në frigorifer. Gatuajeni gjelin, pasi të keni vendosur brenda tij mbushjen e parapërgatitur, në një tepsi të lyer me gjalpë të mbuluar me letër kuzhine në 180 gradë celsius për një orë e gjysmë, ose derisa të piqet edhe brenda.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor