Pjata kryesore 29 Dhjetor 2021

Fileto derri e karamelizuar me kajsi të thata dhe mjaltë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

PËRBËRËSIT: 1 filetë derri afërsisht 800g, 2 qepë, 12/15 kajsi të thata, 2 lugë mjaltë, lëng zarzavatesh i valuar, 4 lugë salcë soje, piper, vaj ulliri, gjalpë.

PËRGATITJA: Lidhim filetën e mishit me spango për së gjeri dhe së gjati për të ruajtur formën e rrumbullakët gjatë pjekjes. Në një tenxhere të madhe që e nxë të gjithë mishin, skuqim mishin me pak vaj dhe gjalpë duke e rrotulluar
nga të gjitha anët që të krijojë kore në sipërfaqe. Shtojmë qepët të qëruara dhe të prera jo shumë hollë. I përziejmë gjatë skuqjes që të mos digjen. Shtojmë tani mjaltin, salcën e sojës, pak lëng të valuar dhe kajsitë e prera në copa, spërkasim me piper, i vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 40/50 minuta afërsisht (koha varet shumë dhe nga mishi që do të gatuani). Sipas nevojës e spërkasim herë pas here me lëng të valuar. Kur të shohim që mishi është zbutur, fikim zjarrin dhe e lëmë të ftohet pak dhe më pas heqim spangon me të cilën e kishim lidhur. E ndajmë në feta dhe e shërbejmë menjëherë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor