Guide per shendetin 29 Dhjetor 2021

Ushqimet që nuk duhet të hani për Vitin e Ri sipas dietologëve

Guide per shendetin

Tryeza më e bollshme e vitit është pa dyshim ajo e Vitit të Ri. Të gjithë tundohemi nga ushqimet plot shije, ëmbëlsirat tërheqëse dhe mesatarisht shtojmë 2-3kg nga të cilat 0,5kg nuk zbresin më. Për ata qe vuajnë nga kolesteroli i lartë, hipertensioni dhe diabeti, tryeza e Vitit te Ri mund të përbëjë një "zonë të minuar". Le te shohim disa nga ushqimet te cilat kërkojnë vëmendje:

1. Lëkura e gjelit te detit
Nen lëkuren e gjelit te detit akumulohet një sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Ne vetëm 30gr lëkure gjenden 160kalori te cilat vijnë nga yndyre e ngopur dhe 50mg kolesterol. Përveç këtij fakti, mënyra e gatimit ka shume te beje me përmbajtjen e lëkurës. Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojnë formimin e substancave kancerogjene.

2. Pijet e gazuara
Pijet e gazuara përmbajnë sheqer ne sasi te mëdha. Vetëm një kanaçe e vogël përmban 12 luge sheqer! Kaloritë e 12 lugëve sheqer janë te barabarta me kaloritë e një cope bakllava! Me ndryshimin e vetëm qe bakllavaja te ngop madje te vel kurse kaloritë nga pijet e gazuara sensoret tanë te ngopjes nuk I njohin fare!

3. Pijet alkoolike
Pijet alkoolike shkaktojnë dehidratim (sidomos pijet e kripura), dhe rënie te sheqerit ne gjak. Disa kokteje mund te përmbajnë sasi te mëdha kalorish dhe sheqeri duke u përzier me shurupe te koncentruar.

4. Kujdes nga majoneza
Majoneza qe përdorim për sallatën ruse është nga ushqimet me delikate dhe me te mundshme për te shkaktuar helmime. Kjo për shkak te te verdhës se vezës e cila përdoret e gjallë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor