Guide per shendetin 28 Dhjetor 2021

Medikamente natyrale 100% efektive për fyt të thatë dhe të acaruar

Guide per shendetin

Me siguri ju ka ndodhur të keni vështirësi për të ngrënë, për të pirë dhe për të folur kur fyti juaj është i thatë. Edhe pse kalon vetë pas disa ditësh, nëse përjetoni shpesh tharje të fytit dhe acarim të tij, këshillat e mëposhtme mund t'ju vlejnë shumë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, ka një sërë arsyesh që mund të shkaktojnë tharje të fytit. Një prej tyre është infeksioni i traktit të sipërm respirator , si gripi dhe ftohja e zakonshme. Ndonjëherë mund të jetë për shkak të refluksid acid. Duhanpirësit gjithashtu kanë rrezik të kenë fyt të thatë rregullisht, pasi tymi i cigares përmban shumë toksina, shumë prej të cilave mund të përkeqësojnë fytit.  Për këtë rast, mund të gjejmë disa zgjidhje në kushte shtëpie, por nëse problemi vazhdon për ditë të tëra, bëni një vizitë tek mjeku.

Gargarë me ujë të kripur

Në një gotë me ujë të ngrohtë tresni një lugë gjelle kripë. Bëni herë pas herë gargarë, derisa të ndjeni lehtësimin e fytit. Nëse problemi ndodh për shkak të një infeksioni, gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë nxit shërimin pasi kripa ka veti antimikrobike. Bëjeni 3-5 herë në ditë.

Gargarë me uthull molle

Përveç kripës, mund të përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë të ngrohtë. Bëni gargarë me të 3-5 herë në ditë derisa problemi të largohet.

Lëng limoni i ngrohtë me mjaltë

Shtoni një lugë çaji i mjaltë në një filxhan me lëng limoni të ngrohtë. Pijeni këtë dy herë në ditë  për një shërim efikas nga fyti i thatë. Vitamina  C dhe vetitë e mjaltit kanë fuqi qetësuese dhe antioksiduese.

Çaj xhinxheri

Çaji i xhinxherit është një zgjidhje efikase  për t'u lehtësuar nga fyti i thatë dhe i acaruar. Gjithashtu mund të përtypni një copë të vogël rrënje xhinxheri.

Një thelp hudhër

Qëroni një thelp hudhër, shtypeni pak dhe mbajeni në gojë. Lëreni pështymën të bierë në kontakt me të dhe gëlltiteni lëngun.

Qumësht me shafran Indie

Para se të shkoni në shtrat, tresni pak shafran  pluhur në një gotë me qumështtë ngrohtë. Kjo përzierje ka veti anti-inflamatore, antimikrobike dhe është një ilaç i shkëlqyer për traktin respirator.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor