A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karaketrizuar nga irritim i vaginës, kruajtje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 3 në 4 gra referojnë se kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre. Ja cilat janë shkaqet e shfaqjes së tij:
Antibiotikët: Antibiotikët mund të vrasin bakteret, megjithatë, nuk mund të përcaktohet me 100% saktësi se cilën bakter shënjestrojnë në trup. Ka 15-20 baktere në vaginë, një pjesë e të cilave janë të mira. Kështu, nëse po mjekoheni me antibiotikë për ndonjë infeksion në lëkurë, këta të fundit mund të vrasin bakteret e mira në vaginë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e mykut dhe shfaqjen e një infeksioni vaginal. Një mënyrë për ta luftuar këtë është të pyesni mjekun nëse mund të merrni në të njëjtën kohë edhe probiotikë, për të ruajtur bakteret e mira.
Mbajtja veshur për një kohë të gjatë e veshmbathjeve të lagura ose rrobave të djersitura nga palestra: Lagështia dhe nxehtësia janë ndër faktorët kryesor të zhvillimit të infeksionet vaginale. Ato krijojnë një ambient për zhvillimin e baktereve, prandaj nuk është mirë që t’i mbani veshur rrobat e palestrës për një kohë të gjatë pas stërvitjes. Mjekët gjithashtu rekomandojnë veshjen e rrobave me material pambuku ose poliestër, pasi e thithin djersën dhe nuk shkaktojnë lagështi.
Përdorimi i larësve ose detergjenteve irritues: Përdorimi i një larësi të ri për trupin ose detergjent, sidomos ato me parfum, mund të prishin nivelet e pehashit në vaginë dhe shkaktojnë irritim ose infeksion mykotik. Detergjenti i ri mund të shkaktojë irritim ose dermatit, që nga ana tjetër shkakton acarim dhe skuqje. Këto simptoma mund të ngatërrohen me infeksionin, për të cilin duhet të merrni antibiotik. Por, nëse nuk një baktere të dëmshme, antibiotiku mund të vrasë ato të mira, duke çuar në zhvillimin e infeksioneve mykotike, të cilat mund të shmangeshin.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...