Pjata kryesore 17 Dhjetor 2021

Rosë e egër me agrume

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Adda’s All

Përbërësit për 6-8 persona: 1 rosë rreth 2 kg. e gjysmë, 2 qitro, 2 lime, 2-3 mandarina, gjysmë kg portokaj, 2 limonë, 2 lugë mjaltë, 1 rrënjë xhenxhefili i freskët, 40 g gjalpë në temperaturë ambienti, 1 lugë e vogël kripë, pak piper i zi, disa gjethe rozmarine dhe pak vaj ulliri.

Përgatitja: Pasi keni pastruar mirë rosën nga ndonjë pupël e mbetur, lajeni dhe pastaj fshijeni me beze kuzhine. Kriposeni nga brenda. Nga një limon dhe 1 portokall, grini me rende lëkurën e tyre. Merni pak nga këto lëkura dhe përziejini me gjalpin ku do të shtoni kripën dhe piperin e zi. Me këtë gjalpë lyeni komplet rosën.Vendoseni në frigorifer të pushojë per rreth 2 orë ose gjithë natën. Më pas nxirreni nga frigoriferi. Prisni gjysmën nga çdo agrume dhe mbushni rosën me to. Fusni edhe disa degë rozmarine në brendësi të saj. Mbi gjoksin e saj bëni prerje rombesh lëkurës, pasi kur të piqet i japin një pamje të këndshme.
Vendoseni në një tavë të thellë, shtoni pak vaj ulliri sipër që gjalpi të mos digjet shpejtë dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa sipërfaqja e saj të theket mirë (i duhen rreth 30 minuta )Më pas ulni zjarrin në 150°C dhe lëreni të piqet për rreth 2-3 orë. Ndërkohë shtrydhni pjesën e mbetur të agrumeve dhe nga lëngu i përftuar hiqni një gotë dhe ruajeni mënjanëPjesën tjetër të lëngut shtojeni sipër rosës (në fazën ku është duke u pjekur në 150°C). Te lëngu që hoqëm mënjanë, shtoni mjaltin, pak xhenxhefil të grirë me rende dhe vendoseni mbi zjarr, duhet të krijoni një salcë të trashë të karamelizuar. Me këtë salcë me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni rosën komplet herë pas here e sidomos gjoksin e saj për ta mbajtur të butë. Pasi të piqet plotësisht, lëreni të pushojë 20 minuta në furrë të mbuluar me një letër alumini. Shërbejeni me patate furre ose perime të ndryshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor