Pjata kryesore 8 Dhjetor 2021

Pulë në salcë speci të kuq

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha

Për këtë recetë këshillohet të përdoret pjesa e kofshës së pulës, pasi mishi i bardhë i gjoksit mund të thahet ose të gatuhet më tepër nga ç'duhet.

Përbërësit: 4 kofsha pule, 2 qepë të vogla, 2 lugë gjelle pluhur speci, 1-2 domate, 1-2 speca të verdhë (jo djegës), 200 ml kos i trashë, 1 lugë gjelle miell dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri.

Përgatitja: Kaurdisim me vaj ulliri qepën e prerë hollë. Deri sa të marrë një ngjyrë transparente. E heqim nga zjarri tiganin. Shtojmë paprikën e ëmbël dhe pak ujë. E trazojmë sa të krijohet një masë homogjene. Rivendosim tiganin në zjarr të ulët. Shtojmë kofshët e pulës. Shtojmë domatet dhe specat e prerë hollë. Dhe vazhdojmë ta mbajmë zjarrin e ulët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Nëse është nevoja shtojmë pak ujë, por shumë pak. Aq sa të mos digjet pula. Mbyllim kapakun dhe e lëmë derisa pula të jetë zbutur plotësisht. Heqim kofshët nga salca. Në një tas përziejmë kosin e trashë me miellin. Marrim pak nga gjella e tiganit dhe e shtojmë në tas. Më pas gjithë masën e hedhim në tigan. E trazojmë mirë në zjarr të ulët për 3-4 minuta. Shtojmë kofshët e pulës. I trazojmë përfundimisht dhe bëhemi gati për t'i servirur. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor