Dasmat 8 Maj 2014

Çfarë të dhuroni në ditën e dasmës?

Dasmat

Sigurisht që edhe kjo çështje është e rëndësishme kur shkoni në një dasmë, përveç atyre se çfarë do të vishni, si do të rregulloheni etj…

Ju dhuratat mund t’i zgjidhni në bazë të shijeve që ka çifti. Ja disa sugjerime;

Për ata që pëlqejnë SPA-të.  Këtu keni disa alternative zgjedhjesh, duke filluar nga një set kozmetike deri në një abonim për një kohë të caktuar në një nga SPA-të më të mira të qytetit.

Teknofilët. Teknologjia na ka prekur të gjithëve por ka nga ata që e lidhin çdo gjë me të. Ndaj ne ju sugjerojmë që për këtë lloj çifti t’i dhuroni një aparat fotografik ose një kamera profesionale.

Për ata që kanë “Gjithçka”. Nëse keni këtë mendim ju sugjerojmë një dhuratë më tepër simbolike sesa materiale, p.sh: Bileta udhëtimi, bluza të printuara me fotot e tyre dhe me dedikime dashurie etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor