Showbiz 29 Nëntor 2021

Fiks si shqiptare e vërtetë, Bebe Rexha nuk i reziston dot muzikës popullore dhe valleve

Showbiz

Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë, e cila brenda pak kohësh ia doli mbanë të prekë majat e suksesit fillimisht si tekstshkruese për artistët e mirënjohur si Rihanna dhe Eminem, ndërsa sot numëron shumë hite dhe rekorde në klasifikimet muzikore në botë. Nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, përkundrazi për Bebe Rexhën, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, familja e saj tradicionale ka qenë një bekim i madh.

Dhe si një shqiptare e vërtetë, Bebe nuk nuk i reziston dot kërcimit sa herë që dëgjon muzikë popullore. Ajo ka qenë e ftuar në një dasmë, dhe në videot e publikuara në Instagram shihet duke kërcyer fillimisht me të atin dhe më pas me të dashurën e vëllait.

Sipas nesh duket shumë bukur. Po ju ç'mendim keni?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor