Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Testamenti i Dukës së Edinburgut i cili ruhet në një depozitë sekrete në Londër, së bashku me ato të 32 anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, u zbulua të enjten.
Kutia cila është nën kujdesin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sir Andrew McFarlane në Gjykatat Mbretërore të Drejtësisë - mban një përzgjedhje unike të testamenteve mbretërore që datojnë nga Princi Françesku i Teck në 1911.
Kjo përfshin dëshirat e fundit të nënës së Mbretëreshës Elizabeth, motrës së saj Princeshës Margaret dhe xhaxhait të saj Duka i Windsor (i njohur gjithashtu si Mbreti Edëard VIII), i cili abdikoi nga froni britanik në dhjetor 1936, zbuloi McFarlane të enjten.
Ndër testamentet e tjera sekrete brenda kasafortës të zbuluar nga McFarlane të enjten, ndodhet dhe ai i xhaxhait të Filipit, Lordit Louis Mountbatten të Birmanisë, Mbretëreshës Mary, gruas së mbretit George V dhe Princeshës Beatrice, fëmija më i vogël dhe shoqëruesja e ngushtë e Mbretëreshës Victoria.
"Unë jam tani kujdestar i një kasafortë në të cilën ka mbi tridhjetë zarfe, secila prej të cilave pretendon të përmbajë testamentin e vulosur të një anëtari të vdekur të familjes mbretërore," tha McFarlane në shtator kur zbuloi ekzistencën e kasafortës mbretërore gjatë një procesi ligjor.
Megjithatë, përveç të mësuarit se vullnetet e kujt janë sekretuar në kasafortën e fshehtë mbretërore së bashku me atë të Dukës së Edinburgut, ka shumë pak mundësi që ndonjë nga detajet e përfshira në vetë dokumentet të zbulohet ndonjëherë.
Gjatë vendimit të tij në shtator, McFarlane deklaroi se familja mbretërore kishte të drejtë për një nivel të zgjeruar privatësie "për të mbrojtur dinjitetin dhe pozitën e rolit publik të sovranit dhe anëtarëve të tjerë të ngushtë të familjes së saj".
Ai vendosi gjithashtu se aplikimet për të çvulosur testamentet mund të kryheshin vetëm pas 90 vjetësh, duke shtuar se çdo pretendim i paraqitur përpara kësaj date kishte "me shumë gjasa të dështonte në mungesë të një justifikimi specifik, individual ose privat në lidhje me administrimin e pasuria e të ndjerit”.
“Me pak fjalë”, shtoi ai, “publikimi i listës synohet të jetë një qëllim në vetvete, për të arritur transparencën dhe asgjë më shumë”.
Lista e plotë e testamenteve të mbajtura brenda kasafortës së fshehtë mbretërore
1. Princi Francis Joseph Leopold Frederick of Teck
2. Alexander William George, Duka i Fife
3. Princi Morris Victor Donald i Batenberg
4. Dukesha e Madhe Dowager e Mecklenburg-Strelitz
5. Lord Leopold Louis Mountbatten
6. Helen Frederica Augusta, Dukesha e Albany
7. Princesha Helena Augusta Victoria, Princesha Christian
8. Princesha Frederica Sophia Maria Henrietta Amelia Theresa e Britanisë së Madhe
9. Princesha Louise Victoria Alexandra Dagmar, Princesha Royal
10. Princesha Victoria Alexandra Olga Mary
11. Mbretëresha Maud Charlotte Mary Victoria e Norvegjisë
12. Princi Arthur Frederick Patrick Albert i Connaught
13. Princesha Louise Caroline Alberta, Dukesha e Argyll
14. Princi Arthur William Patrick Albert, Duka i Connaught
15. Princi George Edëward Alexander Edmund, Duka i Kentit
16. Princesha Beatrice Mary Victoria Feodore e Battenberg
17. Maud Alexandra Victoria Georgina Berth, konteshë e Southesk
18. Princesha Louise Sophia Augusta Amelia Helena
19. Mbretëresha Mari
20. Princesha Franziska Josepha Louise Augusta Maria Christiane
21. Princesha Alexandra Victoria Alberta Edivina Louise, Princesha Arthur e Connaught
22. Princesha Victoria Alexandra Alice Mary, Princesha Royal
23. Princesha Marina, Dukesha e Kentit
24. Princi William Henry Andrew Frederick nga Gloucester
25. Princi Edëard Albert Christian George Andrew Patrick David, Duka i Windsor
26. Zonja Victoria Patricia Helena Elizabeth Ramsay
27. Princi Henry William Frederick Albert, Duka i Gloucester
28. Louis Francis Albert Victor Nicholas, Earl Mountbatten i Birmanisë
29. Princesha Mary Victoria Augusta Pauline, konteshë e Athlone
30. Princi Georg Valdemar Carl Axel i Danimarkës
31. Princesha Margaret, Kontesha e Snowdon
32. Mbretëresha Elizabeth, Nëna Mbretëreshë
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...