Aktualitet 27 Nëntor 2021

Zjarr në spitalin Covid-3, ministrja Manastirliu shpjegon si është situata

Aktualitet

Në një prononcim për mediat, Manastirliu bëri me dije se zjarri nuk ka rënë në asnjë nga repartet ku ofrohet shërbim ndaj pacientëve, por ka rënë në zonën jeshile, tek ish-reparti i kirurgjisë, e cila është një strukturë mbështetëse.

Teksa tha se nuk ka asnjë të lënduar, Manastirliu thekson se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. Dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. Nuk është e lidhur me 3 pavionet. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse.

Menjëherë janë informuar strukturat përgjegjëse për hetimin. Deri atëherë mund t’ju siguroj se pacientët dhe stafi spitalor janë mirë, pasi incidenti ka ndodhur në zonën jeshile, te reparti i ish-kirurgjisë e cila është një strukturë ndihmëse për spitalin Covid.

Janë mbi 70 pacientë dhe dua ta theksoj se nuk është prekur nga ky incident asnjë prej tre pavioneve. Mjetet janë marrë në kohë, shërbimi i zjarrfikëses ka ardhur në kohë dhe po bëhet dhe një investigim për të zbuluar shkaqet. Ka disa pista që po hetohen dhe menjëherë sa të kemi të dhënat do t’i bëjmë publike. Ka qenë një incident në zonën ku nuk ofrohen shërbime dhe jemi në pritje të ekspertizës që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit”, tha Manastirliu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor