Aktualitet 27 Nëntor 2021

Ngjarja që tronditi opinionin publik, si u sulmua me armë autobusi i nxënësve në Kosovë

Aktualitet

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, si pasojë e një sulmi me breshëri arme zjarri mbi autobusin që transportonte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit. Shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, mbetën të vdekur në vdekur pavarësisht se u transportuan për në Spitalin e Pejës, ndërsa një nxënës i katërt ndodhet në spital i plagosur dhe po merr mjekim.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën ekipet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për rastin në fjalë ka folur edhe një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi. Ai ka pohuar se ka parë një person me kallashnikov dhe të maskuar, i cili ka hapur zjarr pa paralajmërim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor