Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Meghan Markle i ka shumë për zemër traditat. Të paktën ato të vendit nga vjen. Dhe dëshiron që edhe fëmijët e saj, edhe pse 50% britanikë, të rriten me respekt për ato tradita. Ja pse Dukët e Sussex kanë festuar Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving Day) me gjelin e detit të mbushur, tortën me kungull dhe salcë boronicash.
Figura e dukeshës me një përparëse kuzhine dhe doreza furre për të mbrojtur duart e saj, nuk është e lehtë të imagjinohet, por vetë Meghan e ka siguruar Ellen Degeneres se ishte një kuzhiniere e shkëlqyer, e zonja me tiganët e tenxheret. Ajo tha se i pëlqen gatimi. 'Është hera jonë e dytë e Ditës së Falënderime në Kaliforni, do të festojmë familjarisht, do të relaksohemi, do të jetë këndshëm', tregoi ajo në studion e prezantueses së njohur e cila me shaka iu përgjigj: 'Në çfarë ore të vijmë?"
Për më tepër, gjeli i detit duket se është një nga specialitetet e dukeshës: në të kaluarën, në profilin e vjetër të Instagramit i cili u fshi me hyrjen e saj në pallatin mbretëror anglez, ish-aktorja kishte zbuluar edhe sekretin e saj të gatimit (para se ta fuste në furrë, e linte disa orë të marinohej që mishi të bëhej më i shijshëm).
Gjatë jetës së saj në Buckingham Palace nuk e kishte të lehtë të ishte në kuzhinë, kështu që kur u kthye në vendlindjen e saj, në Shtetet e Bashkuara, ajo veshi përparësen e gatimit me kënaqësinë më të madhe për të festuar me bashkëshortin e saj Harry, djalin e saj Archie dhe këtë vit edhe me Lilibeth, e cila lindi më 4 qershor.
Por për Meghan Dita e Falënderimeve nuk ishin gjithmonë darkat familjare dhe pushimi në divan. Kur ishte vajzë, siç shkruante ajo në blogun e saj të vjetër 'lifestyle', shoqëronte prindërit në qendrat e të pastrehëve për të festuar me ta. 'Çonim gjelin e detit, ndihmonim për të shërbyer ushqimin, kalonim kohë me ta, duke dhënë sa mundeshim', edhe pse prindërit e mi nuk ishin të pasur". Një ndjenjë ndarjeje dhe ndërgjegjeje sociale që e shoëroi edhe në moshë madhore, shkruante ajo në blogun e saj.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...