Astroliving 26 Nëntor 2021

Cila është ajo gjë u fut frikën deri në palcë shenjave të horoskopit?

Astroliving


Edhe pse shpeshherë përpiqen të tregohen të forta dhe sypatrembura, brenda secilë shenjë të zodiakut "fle" ndjesia e frikës. 

Dashi: Ka frikë nga humbja e njerëzve dhe prishja e marrëdhënieve.

Demi: Mund të quhet një shenjë letargjike, pasi 'adhuron' rehatinë dhe luksin aq shumë sa shpeshherë tregohet dembel për çdo gjë. Ka frikë nga të qenit aktivë dhe për të lëvizur më shumë seç duhet.

Binjakët: Frika më e madhe e Binjakëve është të marrin vendime rreth diçkaje, pasi nuk janë të sigurt nëse marrin vendimin e duhur apo nëse mund t’i qëndrojnë besnikë asaj që kanë vendosur apo premtuar.

Gaforrja: Personat e kësaj shenje kujdesen gjithmonë për sigurinë e tyre dhe rehatinë. Një Gaforre ka frikë të dalë nga zona e komfortit. Me pak fjalë është shenja e përshtatshme për të bërë një aventurë.

Luani: Luani është shumë ambicioz dhe kërkon gjithmonë të jetë në krye të çdo gjëje që bëhet. Frika e tij është të harrohet nga njerëzit apo të injorohet.

Virgjëresha: Njihet si një shenjë që kërkon përsosmërinë në çdo gjë që bën dhe çdo gjë që e rrethon. Çdo rrëmujë që mund të bëhet e tremb Virgjëreshën dhe e bën t’i ikë situata nga kontrolli. 

Peshorja: Frika më e madhe kësaj shenje është isolofobia, e cila ka të bëjë me të qëndruarin vetëm. Peshorja do gjithmonë të jetë me dikë dhe t’i përkushtohet vetëm një personi.

Akrepi:  Akrepi ka frikë të paragjykohet apo të vihet në lojë për mënyrën sesi mendon dhe prandaj shumë herë tregohet i rezervuar.

Shigjetari: Një nga shenjat më aventuriere dhe më entuziaste për jetën në përgjithësi, i trembet faktit që duhet të ndjekë rregullat e të tjerëve. Shigjetari gjithmonë i zgjidh problemet duke u larguar, prandaj frika e tyre është të mbajnë përgjegjësi për diçka deri në fund, pa patur mundësinë të “arratisen”.

Bricjapi: Nuk njihet si një shenjë shumë sociale. Bricjapi është i dhënë pas punës dhe ndërtimit të karrierës profesionale. Nga ana tjetër, frika e kësaj shenje është që jo të gjithë do të arrijnë të kuptojnë vizionin që ka.

Ujori: Është një nga shenjat që adhuron qetësinë dhe çdo gjë e zgjidh nëpërmjet ndjesisë së paqes që ka përbrenda. Por, kjo ndjesi që ata kanë kthehet në një frikë të madhe nëse askush nuk tregon dashuri apo të kërkojë ndihmën e tyre.

Peshqit: Personat e kësaj shenje janë shumë ëndërrimtarë dhe të rezervuar. Glosofobia është frika e fshehtë e tyre e cila ka të bëjë me të folurin në publik apo mbajtjen e përgjegjësisë për punën e bërë në grup.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor