Aktualitet 26 Nëntor 2021

Jo më Delta, variant i ri Covid-19 është më i rrezikshëm, gjithçka që duhet të dini

Aktualitet

Në Afrikën e jugut është njoftuar se është zbuluar një mutacion ti ri i Covid-19. Ky variant konsiderohet se ka pësuar shumë mutacione, në krahasim me të gjitha variantet e tjera dhe ka një listë kaq të gjatë mutacionesh sa që u përshkrua nga një shkencëtar si "i tmerrshëm", ndërsa një tjetër tha se ishte varianti më i keq që ata kishin parë.

Janë ditët e para dhe rastet e konfirmuara janë ende të përqendruara kryesisht në një provincë në Afrikën e Jugut, por ka të dhëna se mund të jetë përhapur më tej. Ka shumë spekulime, por ka shumë pak përgjigje të qarta.

Prof Tulio de Oliveira, drejtori i Qendrës për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në Afrikën e Jugut, tha se kishte një "numër të pazakontë mutacionesh" dhe se ishte "shumë i ndryshëm" nga variantet e tjera që kanë qarkulluar.

Në një konferencë për media, Prof de Oliveira tha se kishte 50 mutacione gjithsej dhe më shumë se 30 në proteinën e virusit, e cila është objektivi i shumicës së vaksinave dhe çelësi që virusi përdor për të zhbllokuar derën në qelizat e trupit tonë.

Ky nivel mutacioni ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një pacient i vetëm i cili nuk ishte në gjendje të mposhtte virusin. Shumë mutacione nuk do të thotë automatikisht: diçka e keqe.

Por shqetësimi është se ky virus tani është rrënjësisht i ndryshëm nga origjinali që u shfaq në Wuhan, Kinë. Kjo do të thotë se vaksinat, të cilat janë krijuar duke përdorur sojin origjinal, mund të mos jenë aq efektive. Disa nga mutacionet janë parë më herët në variante të tjera, gjë që jep një pasqyrë të rolit të tyre të mundshëm në këtë variant.

Studimet shkencore në laborator do të japin një pamje më të qartë. Është ende herët për të nxjerrë përfundime të qarta, por tashmë ka shenja që po shkaktojnë shqetësim. Ka pasur 77 raste të konfirmuara në provincën Gauteng në Afrikën e Jugut, katër raste në Botsvana dhe një në Hong Kong (i cili është i lidhur drejtpërdrejt me udhëtimet nga Afrika e Jugut). Megjithatë, ka të dhëna se varianti është përhapur edhe më gjerësisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor